Banjska, paramilitarët dhe Asociacioni – skenari serb sipas Rron Gjinovcit
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke deklaruar se Serbia e di që nuk mund të hyjë në Kosovë me ushtri të rregullt, por po tenton ndikim përmes grupeve paramilitare ose përmes Asociacionit, duke pasur nën kontroll strukturat e policisë.
Sipas tij, kjo strategji po shoqërohet me veprime hibride dhe presion politik, përfshirë edhe nga partitë opozitare që kërkojnë formimin e Asociacionit.
Gjinovci ngre pyetjen se kush po punon për interesat e Serbisë dhe pse?
Postimi i plotë:
Serbia don por e din që nuk munët me hi me ushtri të rregullt në Kosovë. Ose përmes grupeve paramilitare si Banjska ose përmes Asociacionit tu pasë shumë policë nën kontroll, munët. Qe njeri tu e pranu me gojë te vet. Dhe pastaj hibridat së bashku me partitë opozitare tu thon duhët me formu Asociacionin. Kush po punon për Serbinë dhe pse? Dhe pytja kryesore, pse shumica pa pagesë?
