OPINIONTË FUNDIT

“Grafik brutal në heshtjen e tij”, Gjeladini analizon pse Shqipëria e fundit, e Kosova më para

Blerim Gjeladini njohës i teknologjisë, ka komentuar grafikun e paraqitur për rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor: Eksportet TIK dhe koha për të kapur BE-në.

Ai grafikun e quan brutal, gjersa thotë se Ballkani Perëndimor po ecën, por Shqipëria është e fundit.

“Grafiku është brutal në heshtjen e tij: Ballkani Perëndimor po ecën, por Shqipëria është e fundit në listë për eksportet TIK për banor (76 €), me një hendek të thellë krahasuar edhe me Kosovën, Malin e Zi apo Maqedoninë. Kjo nuk është statistikë abstrakte — është pasojë direkte e një tregu të deformuar”, shkruan Gjeladini.

Sipas tij, mesazhi është i qartë: teknologjia nuk dështon nga mungesa e trurit, por nga kapja e nyjave.

“Kur shikon këtë foto dhe e lexon bashkë me realitetin, mesazhi është i qartë: teknologjia nuk dështon nga mungesa e trurit, por nga kapja e nyjave. AKSHI është një prej këtyre nyjave sistemike. Aty ku teknologjia publike kthehet në mekanizëm për tenderë të kapur, konkurrenca vritet dhe inovacioni përjashtohet. Prandaj Shqipëria mbetet pas, edhe pse ka rritje në letër.

Në këtë kontekst, nëse për asgjë tjetër, për dëmin e matshëm ekonomik, për frenimin e eksportit TIK dhe për mbajtjen peng të një tregu të tërë, AKSHI duhet të burgoset komplet. Jo si simbol, por si kusht për zhvillim.

Sepse rregulli është i thjeshtë dhe kjo foto e vërteton:

sa më gjatë mbahen të paprekura nyjat, aq më gjatë Shqipëria mbetet e fundit.

Drejtësia që çmonton nyjat nuk është politike — është ekonomike, dhe është e vetmja që sjell zhvillim real”, përfundon njohësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *