Kurti: Mbi 1.000 vullnetarë të LVV-së të angazhuar në fushatë
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se në fushatën aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje janë angazhuar mbi 1.000 vullnetarë, kryesisht të rinj.
Përmes një postimi, Kurti ka theksuar rolin e rinisë dhe të vullnetarëve, duke i përshkruar ata si të përkushtuar dhe energjikë në angazhimin e tyre, ndonëse, sipas tij, shumica veprojnë në prapavijë.
Ai ka vlerësuar kontributin e secilit pjesëmarrës në fushatë, duke theksuar se angazhimi i tyre paraqet një mbështetje të rëndësishme për aktivitetet politike të subjektit që ai udhëheq.
