OPINIONTË FUNDIT

Tali: Nga Millosheviçi te Vuçiçi, hegjeminizmi serb nuk ka ndryshuar

Analisti Driton Tali vlerëson se nga zgjedhjet e vitit 1990 deri te ato të dhjetorit 2023, Serbia ka mbetur e dominuar nga parti hegjemone.

Sipas tij, atëherë dhe sot, forcat kryesore politike kanë ruajtur qasje nacionaliste dhe asnjë parti parlamentare nuk ka kundërshtuar seriozisht hegjeminizmin serb ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Kroacisë.

Postimi i plotë:

Sa ka ndryshuar Serbia nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit 1990?

Atëherë Millosheviçi, me partinë e tij SPS, i fitoi mbi 46% kurse partia tjetër më e votuara ishte e Drashkoviçit me rreth 16%.

Që të dy partitë ishin hegjemoniste.

Bile atë kohë Drashkoviçi, me Lëvizjen për Ripërtritjen Serbe (Srpski pokret obnove – SPO), në retorikën e tij ishte edhe më urrejtënxitës dhe luftënxitës se Millosheviçi.

Krah të djathtë e kishte kumbarën e tij Sheshelin. Ishin dueti fatal intelektualo – hegjemon.

Shesheli atë botë u zgjodh deputet si pjesë e listës së

Lëvizjes për Ripërtritjen Serbe (SPO). Por, në shkurt të 1991, u shkëput nga SPO dhe krijoi (riinicoi) partinë Radikale, dhe mori linjën akoma ma ekstremiste.

E në zgjedhjet e fundit, të jashtëzakonshmet e dhjetorit të 2023, Partia e Vuçiçit, e dalur nga partia Radikale e Sheshelit – gjegjësisht nga Lëvizja (SPO) e Drashkoviçit – fitoi rreth 47%, kurse partia e Daçiçit (Millosheviçit) rreth 7% (e në ato të prillit 2022 i kishte rreth 12%).

Pra, në dhjetor 1990, dy partitë kryesore hexhemone radikale kishin rreth 62%, kurse në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit 2023 dy partitë kryesore hexhemone rreth 54%.

As atëhere e as tashti, në Kuvendim e Serbisë, nuk kishte parti e cila kundërshtonte hexhemonizmin serb, qoftë ndaj Kosovës apo Bosnjes ose Kroacisë.

Dallimet në atë drejtim ishin krejtësisht të papërfillshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *