Kadri Kryeziu: Pas zgjedhjeve nuk guxon të ketë bllokadë institucionale
Juristi Kadri Kryeziu ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve nuk duhet të ketë bllokadë, duke theksuar se Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet nga partia fituese.
Sipas tij, çdo pengesë artificiale në këtë proces nuk dëmton partitë politike, por funksionimin e shtetit.
Postimi i plotë:
Ajo që nuk guxon të ndodhë pas zgjedhjeve është bllokada.
Të gjitha sondazhet e nxjerrin Vetëvendosjen si partinë e parë. Nëse VV nuk e siguron shumicën për formimin e qeverisë, partitë e tjera nuk duhet të bëjnë eksperimente me Kryetarin e Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit nuk është instrument presioni, por nyje funksionale e demokracisë. Kandidati i partisë fituese duhet të votohet, në mënyrë që procesi kushtetues të ecë përpara.
Çdo bllokim artificial nuk e dobëson një parti — e dobëson shtetin.
