“Ti kishin lexu letrat”, Haxhi Avdyli reagon ndaj thirrjes së Lumir Abdixhikut për diasporën
Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka kritikuar deklaratën e Lumir Abdixhikut, i cili u bëri thirrje mërgatës që më 28 dhjetor të udhëtojnë drejt Kosovës për të votuar.
Avdyli ka kujtuar ndryshimet e datave të zgjedhjeve dhe vendvotimeve, duke shtuar me ironi se mërgata tashmë ishte e vendosur të votonte për Albin Kurtin.
Postimi i plotë:
Njëherë thatë duam zgjedhje 14 dhjetor ,pastaj me 21 por asesi me 28 dhjetor.
Pastaj e dërguat në Gjykatë, edhe shtimin e vendvotimeve në mërgatë.
Pse o Lumir Abdixhiku
Shih tash, hajdeni, aman, bile edhe në këmbë.
O Lumiro, ata ishin nis me ardh, por kishin vendos me votu Albin Kurti masivisht.
Ti kishin lexu letrat 😉
Me 28, të gjithë bashkë po vetë vendosin me guxim, për 1️⃣1️⃣6️⃣.
