POLITIKATË FUNDIT

“Populli e di kush e vodhi shtetin”, Preqi: Kurti drejt një pushteti moral dhe demokratik

Opinionisti Dedë Preqi ka komentuar situatën politike në Kosovë.

Ai thekson se shoqëria kosovare është ende në një fazë tranzicioni dhe ka nevojë për kohë për të mësuar të përdorë pushtetin në mënyrë të drejtë dhe të përgjegjshme.

Ai thekson se Kosova ka kapacitet për të zhvilluar një shoqëri demokratike dhe ekonomike, por sfidat vijnë nga pushtetet e mëparshme që e përdorën pushtetin për interesa të ngushta personale.

Preqi nënvizon rëndësinë e ndërgjegjes dhe përgjegjësisë morale dhe ligjore në udhëheqje, duke paralajmëruar që mungesa e tyre çon në qeverisje klanore dhe të pa llogaridhënëshme.

“Shoqëria e jonë kosovare ka nevojë edhe më tutje për një periudhë kohe të kalojë fazën e vet të tranzicionit për të mësuar dhe për t’u edukuar ta përdorë në mënyrë të drejtë pushtetin e vet apo prirja për të trajtuar këtë përdorim të pushtetit demokratik, kërkohet edhe një përkushtim i të qenit unik për të qenë zot i veprimit të vet dhe në këtë mënyrë zot i vetëvetës.

Në këtë këndvështrim, shoqëria e jonë kosovare i ka kapacitetet e duhura, me të cilat mundet të menagjoj dhe të shfrytëzoj këtë mundësi për tu zhvilluar dhe zgjeruar si shoqëri dhe për të bërë një jetë normale së bashku me botën e vet të vlerave dhe në përpjekje për ta vendosur ekzistencën e vet si shtet i vërtetë ekonomik dhe demokratik.

Pushtetetet e mëhershme, përkundrazi, bien në mashtrim dhe pretenduan zotërimin e pushtetit me forma të pa natyrshme dhe të hamendësuara , duke menduar ta krijojnë një botë të vetën të pavarur, që në realitet do të merrte kahe të kundërt me vullnetin e shumicës qytetare, që ta shpiejnë këtë vend drejtë interesave të tyre.

Në fakt Kosova, është jo aq e madhe, poashtu edhe Shqipëria, të cilat pas një periudhe të gjatë nën thundrën e shtypjes dhe shërbimit monist, kur demokracia depërtoi në këto vende, populli i jonë këtë natyrë të jetës demokratike e pranoi si dhuratë të çmuar e të shtrenjtë në jetën dhe historinë e vet, duke menduar se do i heqët një barrë e rëndë, të cilën e ka bartë me shekuj mbi supet e veta.

Dhe tani në këto dy vende keni një shoqëri të re me një imazh i ri, që do kuptohet si një mundësi për një njerëzim të vetëdijshëm me domethënjën e vet dhe të aftë për të ndërtuar të ardhmën e vet, ku njeriu do të mësoj dhe do të veprojë të bëhët zotërues përmes punës dhe pushtetit të drejtë, duke hequr dorë nga vetëvetja për të tjerët.

Por, një gjë e tillë do të shkonte tej çëllimit, nëse veprimi nuk mbështetët në ndërgjegjën vetiake dhe njeriu vepron sipas dëshirës dhe instinkteve të veta, apo nuk e ndien asnjë lloj përgjegjësie morale dhe ligjore, ku veprimet vazhdojnë në pushtet përmes klaneve apo grupeve të një hallke zingjirore, duke i mos dhënë llogari dhe përgjigje askujt”, thotë ai.

Tutje, opinionisti vlerëson se pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, shumica e pushteteve në Kosovë kanë qenë të paafta dhe të orientuara nga interesat personale, duke humbur lidhjen me qytetarët dhe duke ushtruar korrupsion.

Ai thekson se e sotmja ofron një mundësi të re për vendin, duke besuar te sovrani dhe drejtimi i ri politik, me shpresën për një qeverisje të përgjegjshme dhe llogaridhënëse, duke përmendur udhëheqjen e Albin Kurtit si shembull.

“Në këtë lloj rezymeje na shpaloset edhe mundësia që të thëmi diçka me çështjet dhe pushtetët e deritanishme në Kosovë, me gjitha rezervat që na i diktojnë rrethanat në një hapësirë ku sëcili mund të dallojë të keqën dhe të mirën, të vërtetën dhe gënjeshtrën, dhe si rrjedhojë e të gjithave, do nxjerrim rrezulltatin dhe gjendjen që kemi në këtë kohë reale.

Që pas vdekjes së presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, pothuajse të gjitha pushtetet ishin të bezdishme njëra pas tjetres, që do të thotë se, deri këtu ku jemi sot, edhe vetë sovrani duhet ta thotë të vërtetën, të cilët janë lodhë nga problemet e ndryshme dhe kushtet e dobëta të jetës.

Dhe në një mënyrë më të prerë, deri këtu ku jemi, sikur shumë pak kemi bërë lidhur me vlerën njerëzore dhe vlerën e këtij vendi, për shkakun se politikat janë konceptuar të gabuara, dhe jo si mundësi që i prekim problemet e qytetarëve, por si një lojë e pushtetëve dhe interesave të tyre.

Në këto rrethana, ky mos seriozitet ndaj obligimeve dhe detyrave të përcaktuara nuk erdhi nga pjekuria politike e pushtetëve të këtij vendi, por nga lakmia e tyre për pushtet, të cilët edhe sot janë të prekupuar nga ky ves, dhe këtë e di më së miri vetë populli, se kush janë bartësit e këtyre pushteteve, të cilët përgjatë kohës së tyre të udhëheqjes, sikur e humbën besimin e popullit, kur këta njerëz u shdërruan në korruptorë dhe plaqkitës të pasurisë së popullit të vet.

E sotmja do të ishte e veçantë për Kosovën, të cilën shansë nuk duhet lejuar të dalë nga dora e vet, duke i besuar sovranit me 28 dhjetor të këtij viti, duke llogaritur rendin e ri të udhëheqjes, si një energji e re me tiparin e një pushteti të llogaridhënjës dhe gadishmërisë ndaj përgjegjësive, në krye me Albin Kurtin si kryeministër” – përmbyll ai për gazetën “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *