OPINIONTË FUNDIT

Vullnet Krasniqi me ironi për spotin e PDK-së: Shpirtin ma kputi qeky djalë

Vullnet Krasniqi ka ironizuar spotin e PDK-së, duke u ndalur te paraqitja e një të riu që, sipas tij, shfaqet i dëshpëruar në mes të sheshit.
Me një gjuhë therëse dhe sarkastike, Krasniqi shkruan se “shpirtin ma kputi qeky djali i ri”, duke e përshkruar skenën si një moment të pastër depresioni publik.
Në vazhdim të ironisë, ai u kërkon qytetarëve ta ndihmojnë ta “gjejë” djalin e spotit, duke thënë se dëshiron t’i ofrojë ndihmë, ndërsa e mbyll reagimin me shprehjen thumbuese: “Stop depresionit në hapësira publike”.

Postimi i plotë:

JU LUTEM, ME NDIHMONI TA GJEJM KETE DJALIN

Shpirtin ma kputi qeky djali i ri ne spotin e PDK-se, qysh ish hi ndepresion midis sheshit. Nese dikush e din kush eshte, dua ti ndihmoj. Stop depresionit ne hapesira publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *