TË FUNDIT

Osmani: Mujë Krasniqi me shokët e tij zgjodhën nderin mbi frikën, atdheun mbi jetën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij.

Osmani theksoi se sakrifica e tyre përbën themelin e lirisë së Kosovës, duke u shprehur se ata ranë për t’u ngritur në përjetësi dhe për t’u shndërruar në simbol të përhershëm të kushtrimit për liri.

E para e shtetit vlerësoi se “Kapuçi”, dhe bashkëluftëtarët e tij zgjodhën nderin mbi frikën dhe atdheun mbi jetën, ndërsa theksoi se liria dhe flamuri i lirë i Republikës së Kosovës janë borxh ndaj gjakut të tyre.

“Gjakut të tyre i detyrohemi ne dhe flamuri i Republikës së Kosovës, i cili sot valon i lirë. Lavdi e përjetshme Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të UÇK-së!”, përfundon mesazhi përkujtimor i Osmanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *