TË FUNDIT

Kurti publikon video nga takimi me mërgatën në Zurich: Përzemërsisht falenderues

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka deklaruar se historikisht Kosova ka pasur më shumë armatim nëpër oda sesa në kazermat e ushtrisë, duke e cilësuar këtë si tregues të mungesës së kapaciteteve shtetërore të mbrojtjes.

Gjatë një takimi me bashkatdhetarë të shtunën në Cyrih, Kurti tha se kombin shqiptar e kanë mbajtur gjallë oda, çiftelia, pushka, kënga dhe vallja, por theksoi se tani është koha për një fazë të re: kalimin nga ndjenja e fortë kombëtare në vetëdije të lartë shtetërore dhe krijimin e një ushtrie profesionale që mbron vendin.

“Si komb të fortë na ka mbajtur oda, çiftelia, pushka, kënga e vallja. Por tani duhet të kalojmë te një ushtri që na mbron dhe i del zot atdheut”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi nevojën për një ushtri moderne, sipas standardeve të NATO-s, dhe përmendi se qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje ka rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje.

Овој домашен лек ги отстранува брчките за 2-3 ноќи!
Skin Care
Sipas Kurtit, për të tretin vit me radhë, Kosova ka investuar mbi 2% të Bruto Produktit Vendor në mbrojtje, duke trefishuar buxhetin për ushtrinë, dyfishuar numrin e ushtarëve, katërfishuar trajnimet për oficerë dhe nënoficerë, dhe rritur shumëfish shpenzimet për pajisje, armatime dhe municione.

Kurti theksoi se situata e mëhershme, kur më shumë armatim ishte nëpër oda dhe edhe në Policinë e Kosovës sesa në ushtri, tregonte nevojën urgjente për ndërtimin e kapaciteteve të mirëfillta ushtarake.

“Bile, më shumë ka pasur armatim e municion nëpër oda sesa në kazerma të ushtrisë”, shtoi ai, duke theksuar se sot Kosova po ndërton një ushtri profesionale dhe të aftë për mbrojtjen e vendit.

13.12.2025 – 21:37
Kurti publikon video nga takimi me mërgatën në Zurich: Përzemërsisht falenderues

Nga: A.Sh

Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka përfunduar takimin me bashkatdhetarët shqiptarë në Zurich të Zvicrës.

Pas takimit, Kurti reagoi përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehu mirënjohjen për mërgatën shqiptare në Zvicër.

“Mërgata në Zurich ❤️

Përzemërsisht falenderues”, ka shkruar Kurti.

Takimi u vlerësua si i ngrohtë dhe me pjesëmarrje të madhe të bashkatdhetarëve, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për zhvillimet politike në Kosovë dhe për proceset demokratike në vend.

13.12.2025 – 19:15
Kurti përmbyll takimin, kërkon votën e diasporës në Zvicër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përfunduar takimin e tij me bashkatdhetarët në Zurich të Zvicrës.

Gjatë këtij takimi, Kurti ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset demokratike.

Ai ka bërë të ditur se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor, duke theksuar se roli i diasporës është vendimtar.

Në përmbyllje të takimit, kryeministri Kurti ka kërkuar mbështetjen dhe votën e diasporës në Zvicër, duke i ftuar bashkatdhetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të kontribuojnë në forcimin e demokracisë dhe zhvillimin e Kosovës.

Bashkatdhetarët shprehën interesim dhe përkrahje për proceset zhvillimore, duke nënvizuar lidhjen e vazhdueshme me atdheun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *