POLITIKATË FUNDIT

Kroati habit: Më mirë të shkosh në Kosovë sesa të qëndrosh në Kroaci! Ja pse

Basketbollisti kroat, Henrik Shirko, ka habitur me një deklaratë në mediumin e njohur sportiv kroat, “Sportske Novosti”.

Shirko, aktualisht luan për ekipin kroat Zabok, por një periudhë ka luajtur me sukses edhe për klubet e Kosovës, si Pejën, Golden Eagle Yllin, Sigal Prishtinën e Borën.

“Është e dhimbshme që është më mirë të shkosh të luash në Kosovë ose Rumani sesa të qëndrosh në Kroaci, por lojtarët duhet të gjejnë rrugën e tyre”, tha Shirko,

“Dallimi më i madh midis ligës së Kosovës dhe ligës sonë është se klubet atje kanë shumë spektatorë, ka një dëshirë për të blerë një biletë“, ka nënvizuar Shirko.

Se sa shumë i pëlqeu Kosova, kjo tregohet qartë edhe nga fakti se, pasi u shpall MVP i kampionatit kroat në sezonin 2020/21, ndërsa luante për Shibenikun, ai refuzoi oferta nga destinacione të tjera dhe u kthye në Kosovë.

“Pas Shibenikut, pata oferta të tjera nga jashtë, por zgjodha Kosovën sepse doja të ndieja përsëri atë që ndjeva më parë.

Fiton trofe dhe pas teje janë 1500 shikues në palestrën mysafire me kapacitet prej 3000 ulëseve.

Më pas në festë rreth teje janë 8000 njerëz.

Kjo më tërhoqi, nuk ka të bëj me kontratën”, – tha mes të tjera Shirko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *