Luan Aliu falënderon diasporën për mbështetjen madhështore
Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, ka shprehur falënderimin e tij ndaj diasporës shqiptare për përkrahjen e fuqishme dhe të vazhdueshme.
Përmes një mesazhi publik, Aliu vlerësoi rolin e mërgatës si të pazëvendësueshëm në proceset politike dhe zhvillimore të vendit, duke theksuar se kjo mbështetje përbën një motiv shtesë për angazhim dhe përkushtim.
“Faleminderit Diaspora jonë për këtë mbështetje madhështore 🫶”, u shpreh Luan Aliu, duke nënvizuar lidhjen e fortë mes diasporës dhe atdheut.
