Agim Aliçkaj: Kujdes Besim/ I nderuemi Besim Dina!
Të lutem kallxoi këti farë dallaverxhisë Enver Hoxhaj, që kishte thanë se “do të ikë në Beograd nëse fiton krahu i luftës”, se është krejt ndër lula.
1. Qeveria e KM Albin Kurti nuk e ka tradhëtue popullin, këtë po e vërteton populli me votë.
2. Qeveria Kurti nuk i ka tradhtue kurrë, në asnjë mënyrë miqët ndërkombëtarë. Përkundrazi, ata e kanë tradhëtue Kosovën dhe vetveten, tuj u mundue ta shndukin Serbinë nga Rusia, në kurriz të Kosovës, tuj ja premtue tokat stërgjyshore të Veriut të Dardanisë .
Albini jua nxorri nga kthetrat. Këtë e regjistron historia. Pikë.
3. Kosova i ka borgj Evropës dhe Amerikës të renditet me ta në zhvillimin e demokracisë, zbatimin e ligjit dhe ruejtjen e paqës, kundër Rusisë, gja që po e kryen me përkushtim dhe sukses.
Por jo, të ja dhurojë në tavolinë Serbisë fashiste tokat e veta të fitueme me gjak, për hatër të interesave të tjerëve.
4. Çka të duhet miqësia me ndërkombëtarët nëse e humbë lirinë dhe shtetin? Për çka? Veç me dalë në syret si rob “krenar”.
Dhe, tu kisha lutë, meqë kam shumë respekt për ty, kur t’i fton musafirët në emision mos i lejo me folë krejt muhalife.
Veç pak!
Shëndet dhe suksese!
Agim Aliçkaj
