OPINIONTË FUNDIT

Murati ironizon opozitën: Paradite blejnë biletën, pasdite hipin në aeroplan

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj ndaj kritikave të opozitës për izolimin e qytetarëve nën Qeverinë Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka sfiduar deklaratat se qeveria aktuale po pengon udhëtimet e qytetarëve drejt diasporës.

Sipas Muratit, situata është krejt ndryshe krahasuar me periudhën kur opozita kishte qeverisur.

Ai kujton se më parë qytetarët ishin të detyruar të planifikonin udhëtimet deri gjashtë muaj më parë, të përgatisnin dokumentet e nevojshme dhe të shpenzonin qindra euro vetëm për të vizituar një familjar për një javë jashtë vendit.

Postimi i plotë:

A i keni ni këta të opozitës kur po thonë “na ka izolu Qeveria Kurti”?

Përpara kur kanë qeverisë ata tjerët dhe kur “nuk kemi qenë të izoluar” duhej me apliku për vizë 6 muaj ma herët, me ba ni krah dokumente gati, dhe me i shpenzu nja 200-300 euro veç për me shku 1 javë në vizitë te naj familjar në diasporë.

Kurse tash “të izoluar me Qeverinë Kurti” paradite e blen biletën, dhe masdite i hyp aeroplanit, edhe ka gjasë që bileta kushton ma lirë sesa që kanë kushtu veç dokumentet për aplikim për vizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *