“Mundësia për t’u bërë ministër më e madhe, sesa të fitosh lotari”, ironizon publicisti: Ja pse duhet votuar Haradinaj
Publicisti Lis Bukuroca ka ironizuar me kryetarin dhe kandidatin për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinajn.
Ai ka dhënë disa ‘arsye’ pse duhet votuar Haradinaj, gjersa shton se ai duhet votuar sepse mundësia për t’u bërë ministër është më e madhe sesa të fitosh në lotari.
“Pra, pse duhet votuar Haradinaj?
Sepse mundësia për t’u bërë ministër është më e madhe sesa të fitosh në lotari.
Për t’u bërë zëvendësministër, mundësia rritet gati katër herë, ndërsa për t’u bërë këshilltar i tij, rritet dhjetëfish në krahasim me shanset ministrore.
Ata e zhdukin korrupsionin: e sosin krejt!
Udhëtimet, çantat Louis Vuitton, skijimet, deti, villat, drekat e darkat, rriten për 1000%!
Lezet Qeveri! Ec e mos voto!”, shkruan Bukuroca.
Shkrimi i plotë:
Pse duhet votuar Haradinaj?
Qeveria e Ramush Haradinajt
(9 shtator 2017 – 3 shkurt 2020) pati:
21 ministra
80 zëvendësministra
206 këshilltarë
Prej tyre:
Kryeministri: 35 këshilltarë
5 zëvendëskryeministra: 45 këshilltarë
21 ministra: 126 këshilltarë
Rezultati: 206 këshilltarë gjithsej.
(Një shkollë me 9 klasa çdonjëra me mbi 20 nxënës).
Pra, pse duhet votuar Haradinaj?
Sepse mundësia për t’u bërë ministër është më e madhe sesa të fitosh në lotari.
Për t’u bërë zëvendësministër, mundësia rritet gati katër herë, ndërsa për t’u bërë këshilltar i tij, rritet dhjetëfish në krahasim me shanset ministrore.
Ata e zhdukin korrupsionin: e sosin krejt!
Udhëtimet, çantat Louis Vuitton, skijimet, deti, villat, drekat e darkat, rriten për 1000%!
Lezet Qeveri!
Ec e mos voto!
