OPINIONTË FUNDIT

Familja e Haki Imerit ia numëron të “palarat” opozitës, tregon pse duhet votuar Albin Kurtin

Familja e Haki Imerit ka shpërndarë një mesazh të fortë në Facebook, duke kritikuar opozitën e vjetër të Kosovës dhe duke nxjerrë në pah dekadat e keqqeverisjes dhe abuzimeve.

Sipas familjes, politikanët e opozitës së vjetër janë të njëjtët që kanë sunduar për dekada, të zhytur në skandale dhe interesa të ngushta personale. “Kjo opozitë nuk riparohet. Nuk reflekton, nuk ndreqet dhe nuk rinovohet,” shkruan familja.

Në mesazhin e tyre, ata akuzojnë ish-udhëheqësit për manipulim të qytetarëve dhe keqpërdorim të shtetit:

Drejtësia u mbajt peng për më shumë se 20 vjet, krimet u lanë në harresë, ndërsa hetimet u shtynë pafund.

Politikanët e vjetër u pasuruan shpejt, dikur me uniforma, sot me kostume të shtrenjta dhe orë luksoze.

Qytetarët u trajtuan si mjete për t’i rikthyer në pushtet, ndërsa mendimi i lirë shpallej armik.

Familja gjithashtu kujton kontradiktat e ish-opozitës: “Sot flasin për atdhedashuri, si hajduti që ligjëron për moral, si krimineli që predikon drejtësi,” thuhet në mesazh.

Postimi i plotë:

Miq,

-Opozita e vjetër e Kosovës nuk riparohet.

-Nuk reflekton. Nuk ndreqet. Nuk rinovohet.

-Janë politikanë të njëjtë që kanë sunduar për dekada, të zhytur në skandale, abuzime , dhe keqqeverisje.

-Kanë funksionuar si një sistem interesash kriminale, të mbuluara me retorikë lufte dhe patriotizëm të rremë.

-Kjo opozitë nuk duhet mbështetur më.

-Jo nga inati, por nga faktet, qe i njohim se kush jane; dhe çfare kane bere .

-Premtimet e tyre elektorale kanë qenë mashtrime ordinere.

-Premtimet , e tryre jane kafshime ,perqafimet e tyre jane konsumuara dhe e tejkaluara.

-Ata nuk kuptojnë se qytetari i sotëm është më i vetëdijshëm, më i emancipuar, dhe nuk e han sapunin për djath.

-Nuk pranon më arrogancën e atyre që kanë parë shtetin si plaçkë.

-Për më shumë se 20 vjet, drejtësia u mbajt peng.

-Krimet u lanë në harresë, hetimet u shtynë pafund.

-Dosjet u mbuluan nga pluhuri, ndërsa viktimave u shpallen luftë.

-Drejtësia u trajtua si armike, sepse një drejtësi funksionale do t’i nxirrte ata para ligjit.

-Nga njerëz të varfër brenda nates u ben milionerë..

-Dikur me uniforma, sot me kostume të shtrenjta e orë luksoze.

-U çarmatosën nga armët, por jo nga lakmia.

-Diplomat i morën pa lexuar asnjë libër.

-Për ta, shteti ishte thesar privat; buxheti ndahej si trashëgimi:

-‘Këtë e marr unë, këtë ti, kjo për fëmijët tanë.’

-Qytetari u trajtua si mjet për t’i rikthyer në pushtet.

-Gjatë sundimit të tyre, gazetarët u kërcënuan, u shantazhuan, disa u vranë, të tjerët i ‘kovertuan’ në shërbëtorë të tyre.

-Mendimi i lirë u shpall armik.

-Kush bënte pyetje, kush guxonte të kontestonte profilin e tyre, quhej tradhtar.

-Sa ishin ne pushtet, ata kishin terminale, kompani homologimesh, toka, hotele, kontrata pa fund.

-Shtetin e plaçkitnin barbarisht, ndërsa qytetarët paguanin faturat e tyre.

-Sot flasin për atdhedashuri.

-Si hajduti që ligjëron për moral.

-Si krimineli që predikon drejtësi.

-Ata që i falën tokë Malit të Zi dhe themeluan Gjykatën Speciale, sot e mohojnë, bëjnë zhurmë kot, kërkojnë të fshihen pas gjysmë të vërtetave.

Andaj miq :

Kandidati për kryeministër Albin Kurti, Dr. Fatos Geci dhe të tjerët e këtij koalicioni, deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës, janë përfaqësuesit e ndryshimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *