TË FUNDIT

Përplasje e fortë: Murati rrëzon ‘premtimet milionëshe’ të Hamzës

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklarimeve të Bedri Hamzës për rritjen e pagave dhe pensioneve, duke e akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se me mosvotimin e buxhetit për vitin 2026 ka rrezikuar stabilitetin financiar të vendit.

Murati në postimin në Facebook, tha se premtimet për rritje të të hyrave sociale janë të pamundura pa miratimin e buxhetit, ndërsa shprehu zhgënjimin që PDK-ja, sipas tij, po vepron njësoj si më herët pavarësisht ndryshimit të kryetarit.

Postimi i plotë

Bedri Hamza paska premtu që ndër vendimet e para të tij ka me qenë rritja e pagave dhe pensioneve.

Mirëpo siç e dini të gjithë, as PDK-ja nuk e votoi Ligjin e Buxhetit për vitin 2026, duke e rrezikuar kështu kolapsimin financiar të shtetit. E për me i rritë pagat dhe pensionet, duhet me pasë buxhet të miratuar.

Së paku tek buxheti kam pritur që PDK-ja me Bedri Hamzën në krye do të reflektonte e ta votonte, duke e ditur se ai vetë ka qenë ministër i financave dhe e din peshën e një ligji siç është buxheti.

Por ja që pavarësisht ndryshimit të emrit të kryetarit, PDK-ja nuk ndryshoi gjë në sjellje, dhe për interesa partiake është në gjendje ta sjellë shtetin buzë kolapsit financiar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *