OPINIONTË FUNDIT

Mbështetje amerikane për kapacitetet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka pritur sot në takim zyrtar zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Lyn Debevoise, i cili është zëvendësdrejtor për Çështjet e Europës Qendrore dhe Perëndimore.

Në njoftimin e lëshuar nga Gjykata Kushtetuese thuhet se temë diskutimi ishin roli dhe funksioni i Gjykatës, përbërja e saj aktuale, vendimet me rëndësi, procedurat për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, si dhe sfidat e hasura në punën deri më tani.

“Kryetari Rexhepi e njoftoi z. Debevoise edhe për angazhimin e Gjykatës në rritjen e efikasitetit për procedimin dhe zgjidhjen e lëndëve gjyqësore, si dhe për konsolidimin e praktikës gjyqësore në harmoni me standardet evropiane të drejtësisë kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Rexhepi ka shprehur falënderimin e tij për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e ofruar Gjykatës ndër vite në ngritjen e kapaciteteve të saj profesionale dhe infrastrukturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *