OPINIONTË FUNDIT

Kur Nazif Gashi mposhti pionierin e vogël të Titos, kampionin e Evropës – serbët dhe kroatët mbetën të shtangur

Legjenda e boksit të Kosovës, Nazif Gashi, sot ka ndërruar jetë në moshën 74-vjecare.

Nazif Gashi, ka qenë boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës, pesë herë kampionë dhe gjashtë herë nënkampionë i ish Jugosllavisë.

Gjeneratat e vjetra edhe sot e kujtojnë meçin e Nazid Gashit kur e shpartalloi kampionin e Evropës në vitin 1974.

Kroatët dhe serbët nuk i besonin syve se si një djalë i ri nga Kosova e poshtëroi Marjan Beneshin.

“Nazif Gashi e ka pas rrahur keq boksierin më të famshëm e të pamposhtur, Beneshin!”, thonë gjeneratat e vjetra.

Një medium serb ‘Tanjug’ pati shkruar: ‘A është e mundur Beneshi me humbur nga një boksier i panjohur nga Prishtina, Nazif Gashi”. Edhe shumë media të asaj kohe serbe e kroate pyesnin dhe çuditeshin!

“Beneshi ishte i pamposhtur edhe në Evropë në kategorinë velter”, kishte thënë Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Ai që kam qenë gjithmonë – pionieri i vogël i Titos.

Iu betova Titos se do të ruaja vëllazërinë dhe unitetin”, kështu kishte thënë Beneshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *