Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës
(Alkimisti nga Klina)
Tha:
“Një kuti rëmojsa e kthej në një metër dru.”
Kjo nuk është metaforë.
Është shkencë e re nga malet.
Trepça s’ka ar
(ndoshta edhe ka, po kush guxon të pyesë),
prandaj Bedri Hamza shpiku drurin elektoral,
që rritet shpejt, matet lehtë
dhe digjet bukur në fushatë.
Alkimia 1:
Rëmojsat i shndërron në dru.
Drurin në shkrepës.
Shkrepësen në prush të dashurisë.
Alkimia 2:
Pluhurin e kthen në premtim.
Premtimin në heshtje.
Heshtja shpallet stabilitet.
Alkimia 3:
Gurët e malit shndërrohen në fjalime.
Fjalimet përcillen me duartrokitje
që merren hua… me kamatë.
Alkimia 4:
Padijen e shndërron në mirësi.
“Është njeri i mirë, s’di sherr”…
kthyer në program qeverisës.
Alkimia 5:
Burgun e Hagës në dallëndyshe.
Të burgosurit në lejlekë.
Realitetin në sekret.
Alkimia 6:
Sloganin “Përpara” e bën bindës
duke ia vendosur dardhës bishtin përpara.
Logjikë e re motorike dhe politike.
Alkimia 7:
Shpresën do ta shndërrojë në votë.
Sami Lushtakun në skulpturë.
Dhe të ardhmen… në të kaluarën.
Në alkiminë klasike,
plumbi kthehej në ar.
Te ne,
arsyet kthehen në dru,
drujt digjen,
dhe tymi kthehet në fitore.
Ama, zjarri vazhdon.
P.S.
Hë, më shndërro edhe mua në diçka…
Ndoshta në zog shtegtar
që ikën e nuk kthehet më.
Veç ki merhamet.
Thanks.
Rubrika e re:
AUTOKRITIKË: Typing.
