TË FUNDIT

Hetimet e FBI-së zbulojnë fajtorët e sulmit në Ibër Lepenc: Manxhuka thumbon Buzhalën

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas hetimeve të FBI-së mbi sulmin në kanalin Iber–Lepenc në Varagë.

Manxhuka deklaroi se në minutat e para pas sulmit disa analistë publikë kishin akuzuar Qeverinë si të përfshirë, ndërsa rezultatet e FBI-së pas më shumë se një viti hetimesh dëshmojnë se pas sulmit qëndrojnë personat tashmë të arrestuar.

Ai ironizoi analistët, më konkretisht Berat Buzhalën që e quan edhe analisto-gurthyes, duke thënë se atyre u mjaftuan “pesë minuta për ta bërë gjyqin ndaj Qeverisë”, ndërsa FBI-së iu deshën muaj të tërë për të zbuluar provat.

Postimi i plotë:

Njëri prej reagimeve të minutave të para pas sulmit në Varagë, në kanalin e Iber-Lepencit, më kujtohet të ketë qenë i njërit prej të gjithdijshmëve analisto-gurthyes. Që në minutat e para, ai hodhi dyshimin se vetë Qeveria mund ta kishte bërë.

Pas më shumë se një viti, doli edhe FBI-ja me një super-analizë që vërtetonte përfshirjen e atyre që tashmë ishin të arrestuar për këtë gjë.

Analisto-gurthyesit iu deshën pesë minuta “analizë” për ta bërë gjyqin ndaj Qeverisë, FBI-së së shkretë iu deshën muaj të tërë për ta kapur lloqin në çizmet e terroristëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *