Uncategorized

“S’pranoi kompromis për Kosovën”, Christopher Hill tregon bisedimet me Millosheviçin

Në një intervistë ekskluzive për Now me “Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ambasadori Christopher Hill foli në lidhje me rolin e tij dhe bisedimet me Sllobodan Millosheviç gjatë krizës në Kosovë.

Hill pasqyroi sfidat e negociatave dhe vendimet strategjike të asaj periudhe të tensionuar ndërsa kujton se Millosheviç ishte një negociator kompleks, i paparashikueshëm, shpesh cinik dhe i gatshëm për kompromis vetëm në Bosnje, por kurrë për Kosovën.

“Na ndihmoi në Bosnje, por s’pranoi kurrë kompromis për Kosovën – nuk ishte partner i besueshëm. Ndonjëherë nuk ke shumë zgjedhje; nuk janë zgjedhjet ideale, por janë ato që ke. Kam punuar fort për zgjidhje politike pas Rambujesë. Nuk e arrita gjithmonë, por bëra më të mirën time. Përdorimi i forcës hap probleme të tjera, dhe unë fajësoj Millosheviçin sepse ai nuk donte të punonte me ne, por askush nuk duhet të jetë i lumtur për përdorimin e forcës.”, tha Hill.

Kjo, sipas Hill, solli situatën në një pikë shumë të rrezikshme dhe vështërsinë e diplomacisë ndërkombëtare në gjetjen e një zgjidhjeje pa përdorur forcën.

“Ai ka vdekur tashmë, pra është më lehtë që të flasësh për liderë që nuk janë më mes nesh. Unë mendoj se ai ishte i gatshëm që të gjendej një zgjidhje në Bosnje dhe në fakt na ndihmoi për çështjen e Bosnjes. Nuk ishte i gatshëm për Kosovën, nuk ishte fare i gatshëm për Kosovën që të gjenim një zgjidhje dhe prandaj përfunduam në një situatë të rrezikshme në Kosovë e cila mund të përkeqësohej edhe më tej. Kur ai thoshte se do t’i bënte gjërat, përgjithësisht i bënte, por ti asnjëherë nuk ndjeje se kishe një partner. Mendoj se ne kemi bërë mjaft progres me Serbinë, por ata kanë probleme të mëdha energjetike sepse varen nga Rusia, e cila përdor energjinë si armë. Është e rëndësishme të ndihmojmë Serbinë të largohet nga ky kërcënim. Kam punuar shumë edhe mbi marrëdhëniet midis Serbisë dhe Ukrainës, por ka dhe çështje ku duhet të vijojmë punën” u shpreh Hill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *