TË FUNDIT

Alarm para zgjedhjeve / Dy parti drejt zhdukjes – Burjani paralajmëron tronditje të skenës politike

Kosova po hyn në periudhën më të nxehtë politike. Zgjedhjet e reja parlamentare, që priten të mbahen më 28 dhjetor, po konsiderohen nga analistët si “referendum” mes vazhdimit të qeverisjes së Vetëvendosjes apo rikthimit të partive tradicionale në pushtet.

Lidhur me këtë, për “Bota sot” ka folur njohësi i proceseve zgjedhore, Blerim Burjani, i cili analizon skenarin e mundshëm dhe paralajmërimet për rezultatet që mund të përmbysin gjithë skenën politike.

Burjani thotë se disa parti të mesme mund të përballen me rrezik real në këto zgjedhje.

“Të dyjat në rrezik për të kaluar pragun. AAK me 9 shkurt është ndihmuar nga Nisma, ka arritur bindshëm ta kalojë pragun, kësaj here nuk i dihet çfarë mund të marrë AAK. Janë 4.5% të sigurta, edhe pse Ramushi konsideron se e kalon pragun pa problem, të shohim”, thekson Burjani.

Sipas tij, këto zgjedhje janë shumë më tepër sesa një votim i radhës.

“Këto zgjedhje do të jenë referendum a do të përcaktohet qytetari të votojë opozitarët apo sërish LVV, edhe pse VV e ka humbur kredibilitetin publik”, shprehet ai.

Burjani nënvizon peshën historike të procesit zgjedhor të ardhshëm.

“Do të jenë zgjedhjet më të rëndësishme që nga paslufta. Ku qytetari është në sfidë të madhe, a i vlen me votu VV kot, apo me iu kthye të vjetërve të demokracisë LDK e PDK e AAK”, deklaron ai.

Në vlerësimin e tij, Burjani jep edhe projeksionet e mundshme për rezultatin.

“LDK 19-20%, PDK 22%, AAK 4.5 deri 5%, Nisma bie nga loja. VV 38% deri 40%, pres rënie të lehtë”, përfundon Burjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *