Ambiciet e sëmura’ të Serbisë goditen nga SHBA: Kosova me garanci të hekurt
Ish-deputeti Adem Salihaj ka mirëpritur zhvillimet e fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ato si lajme shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.
Ai në postimin e tij në Facebook, vlerësoi se projektligji amerikan për Mbrojtjen, i cili parasheh mbështetje për pranimin e Kosovës në NATO, njohje të ndërsjellë dhe mosndryshim kufijsh, përbën garanci të forta për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit, përcjell “Bota sot”.
Sipas Salihajt, këto masa jo vetëm forcojnë pozitën e Kosovës, por edhe sjellin stabilitet në rajon, duke i dërguar Serbisë një mesazh të qartë për t’i ndalur ambiciet e saj.
Postimi i plotë
BoneControl
Болката во колената ќе исчезне ако го правите ова секое утро
Болката исчезнува засекогаш за една недела!
Дознај повеќе
Shumë lajme të mira për Kosovën nga SHBA, që na mbushim besim për të ardhmen. Projektligji i SHBA për Mbrojtje, që parasheh pranimin e Kosovës në NATO, njohjen e ndërsjellë dhe mosndryshimin e kufinjve, të gjitha këto janë garanci të forta për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Kosovës. Të tri këto aspekte të këtij projektligji, jo vetëm që i ndihmojnë shumë Kosovës, por krijojnë stabilitet në rajon, sepse ia bëjnë me dije Serbisë që të ndal ambicuet e saj të sëmura për ndryshim kufinjësh apo pushtime të reja. SHBA gjithmonë ka qenë mbrojtësja dhe përkrahësja e Kosovës dhe kombit shqiptar në tërësi. Balancimi dhe koordinimi i interesave tona me SHBA-të duhet të jetë detyrë e jona e përhershme. Jemi shumë me fat që kemi në krahun tonë një aleat kaqë të fuqishëm.
