Përplasja Matoshi–Lushtaku alarmon analistët për tensione: Rreziku është që të…!
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme tashmë edhe pse jo zyrtarisht ka filluar, madje është bërë e ashpër që tani.
Në qendër të debatit qëndron Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, konkretisht deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi dhe kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku.
E gjitha ka filluar nga një reagim i kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili ka kritikuar deputeten Adriana Matoshi, duke thënë se është sikur del prej një shtëpie publike.
Lushtaku i cili sapo e kishte marrë detyrën e kryetarit të Skenderajt, u pyet në lidhje me deklaratat që deputetja e VV-së, Adriana Matoshi bën për të.
“Ajo është niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike, e jo si një deputete që ka përgjegjësi për fjalën që flet me qytetarët”, ka thënë Lushtaku.
Ai gjithashtu ka thënë se ajo dhe disa të tjera duhet të kenë kujdes se çka flasin.
“Prandaj, mendoj se edhe zonja Matoshi edhe do zonja tjera duhet të kenë kujdes se çka flasin sepse mendoj se fjala e tyre është bajagi me peshë”, ka thënë Lushtaku nga Komuna e Skenderajt.
Një reagim të menjëhershëm ka pasur edhe nga ana e deputetes, Matoshi, e cila vazhdonte të akuzonte Lushtakun për korrupsion, mos deklarim të pasurisë, madje i thotë se vendin e ka në burg.
“Për ty tregojnë se si ke blerë toka gjatë luftës. Pastaj tregojnë, Sami, si ke blerë toka pas luftës me 50 euro ari, e na i ke shitur me 5 mijë.Tregojnë si ke marrë tendera. Si nuk e deklaron pasurinë. Si i ke sharë e kërcënuar zyrtarët e shtetit. Si argatët e tu kanë shërbyer edhe në Leposaviq, edhe në Skenderaj. S’di si po ke kohë me u marrë me mua.
Ama edhe më shumë pyes si s’je në burg, por kryetar komune.
Ti s’je niveli im, as s’ke me qenë kurrë, sepse unë nuk kam qenë dhe nuk bie kurrë kaq poshtë në jetë.”, ka shkruar Matoshi.
Ndërsa, Lushtaku nuk u pendua aspak për deklaratën, kur u pyet nga televizioni ai nuk shprehi pendim, madje eskaloi edhe më tepër duke i kërkuar kryetarit të LVV-së “t’i lidh këto kudrat”.
Ndaj deklaratës së Lushtakut ka pasur reagime të shumta, ndërsa analistët politikë konsiderojnë se kjo përplasje tregon rrezikun që situatë mund të dalë jashtë kontrollit dhe të ketë edhe konfrontime fizike.
Fushatë e ashpër dhe nevoja për emancipim politik
Analisti Nexhat Haziri, thotë se është koha që politikanët të emancipohen politikisht dhe kulturalisht në garën zgjedhore.
Ai konsideron se gjuha e Lushtakut ndaj deputetes Matoshi është një gjuhë e papranueshme dhe e dënueshme për secilin.
ImageAnalisti Nexhat HaziriFoto galeri
“E kam thënë edhe më parë se diskursi që po përdoret nga partitë politike për njëra tjetrën do të ketë pasoja negative së pari për ta thelluar akoma më shumë polarizimin e skenës politike që do të ndikojë edhe në polarizimin e përgjithshëm shoqëror në Kosovë, por do të ndikojë edhe në vet imazhin e Kosovës si shtet demokratike . Andaj është koha e fundit që politikanët, partitë politike të emancipohen politikisht dhe kulturalisht në këtë garë zgjedhore. Gjuha e z. Lushtaku ndaj deputetes Matoshi, është një gjuhë e papranueshme dhe e dënueshme për se cilin, sikur që është e dënushme edhe deklarata e deputetes Matoshi për “Mahallën e Lushtakëve””, deklaron Haziri.
Sipas tij, ky është fillimi i para fushatës dhe është një diskurs i lansuar nga partitë politike.
Kjo gjuhë po i frikëson qytetarët, thotë Haziri, gjersa shton se lehtë mund të rrëshqas edhe në konfrontime fizike.
“Ky fillim i para fushatës dhe ky diskurs i lansuar nga partitë politike, është tregues se do të kemi një fushatë zgjedhore të ashpër, ku sharjet dhe ofendimet e kundërshtarëve, do të zëvendësojnë programet politike, vizionin e partive politike për ta nxjerrë vendin nga një situatë aspak e mire si në rrafshin e brendshëm po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kjo gjuhë, mobilizon militantin partiak, por frikëson qytetarët që mendojë se janë më shumë se militantët partiak, duke e bërë që të abstenon nga procesi i votimit, pasi mendoj se një qytetar normal i këtij vendi, nuk e motivon ky diskurs politik i partive politike me ofendime ndaj njëra-tjetrës, që lehtë mund të rrëshqas edhe në konfrontime fizike që do të njëllosnin procesin zgjedhor dhe jo vetëm. Andaj është momenti i fundit që partitë politike të jenë të përgjegjshme dhe të sillen konformë rregullave demokratike dhe humane në këtë proces zgjedhor që është i rëndësisë së veçantë për vendin”, shton Haziri.
KQZ ka njoftuar se fushata zyrtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit do të fillojë më 17 dhjetor, ndërsa më 8 dhjetor do të hidhet shorti me renditjen në fletën e votimit.
Mundësia e humbjes së votave nga PDK dhe rreziku për konfrontim fizik
Veprimtari Agim Aliçkaj, thotë se debati i pakëndshëm u kthye në përballje fyese dhe kjo me faj të plotë të Sami Lushtakut.
Sipas tij, deklaratat fyese dhe seksiste nuk kishin të bënin vetëm me Matoshin, por me të gjitha gratë e LVV-së.
“Për sjellje normale dhe tolerancë ndaj njëri-tjetrit! Kur dy veta grinden për çfarëdo arsye, zakonisht të dy kanë faj, por njëri më SJELLJET NORMALE DHE TOLERANCA NDAJ NJËRI-TJETRIT Kur dy veta grinden për çfarëdo arsye, zakonisht të dy kanë faj, por njëri më shumë e tjetri më pak. Rasti i Sami Lushtakut me znj. Ardiana Matoshi nga një debat i pakëndshëm për Samiun u kthye në një përballje fyese, me faj të plotë nga Sami Lushtaku. Shihet qartë se Sami Lushtaku nuk ka edukatë familjare dhe shoqërore. Ai nuk kupton se debatimi për veprime të caktuara është diçka tjetër nga ofendimi i dikujt në bazë të gjinisë apo pamjes fizike. E para lejohet dhe është e pashmangshme, ndërsa e dyta është e papranueshme dhe e ndaluar sipas normave të sjelljes në botën e civilizuar. Deklaratat e tij primitive, fyese dhe seksiste nuk kishin të bënin vetëm me znj. Matoshi, por me të gjitha gratë e LVV-së, duke prekur të gjitha nënat, motrat dhe vajzat shqiptare. Nënvleftësimi dhe denigrimi i grave në shoqërinë shqiptare ka qenë një mangësi e madhe për shumë kohë. Megjithatë, gratë shqiptare kanë dhënë kontributin historik në çdo fushë për të ruajtur dhe mbrojtur substancën tonë kombëtare. Kjo mangësi e dëmshme dhe e rrezikshme duhet luftuar pa kompromis nga të gjithë dhe të zhduket përgjithmonë. Në dekadat e fundit është vërejtur përparim i dukshëm. Lushtaku nuk kupton se, si kryetar i një komune të rëndësishme dhe si një nga figurat drejtuese të PDK-së — ndoshta edhe kryesorja — duhet të jetë i kujdesshëm në reagimet ndaj kritikave të kundërshtarëve politikë”, deklaron Aliçkaj.
Situata e tensionuar politike me zgjedhjet e jashtëzakonshme, sipas Aliçkajt, ka ndikuar në sjelljen e Lushtakut dhe mos pendimi i tij dhe mos kërkim falja tregon se gabimi nuk ishte i rastësishëm.
“Nuk ka dyshim se situata e tensionuar politike, me zgjedhjet e jashtëzakonshme që po afrohen, ka ndikuar në sjelljen e Lushtakut dhe të kolegëve të tij të partisë. Edhe pse i fitoi zgjedhjet për kryetar të Skenderajt, kohët e fundit ka pasur disa dështime të mëdha. Problemi është se ai nuk ka treguar as pendim dhe nuk ka kërkuar falje fare, çka tregon se nuk ishte gabim i rastësishëm. Edhe më keq është mungesa e reagimit nga personalitetet e PDK-së, nga kryetari Bedri Hamza, dhe sidomos nga gratë e kësaj partie. Asnjë distancim apo dënim qoftë edhe formal! Kjo mund dhe duhet të ndikojë në humbjen e votave, sidomos tek gratë. Por jo vetëm kaq. PDK-ja, së bashku me LDK-në, AAK-në dhe NISMËN, meritojnë dënim kolektiv në zgjedhjet e 28 dhjetorit për shumë dështime në jetën politike të Kosovës, si në pushtet ashtu edhe në opozitë. Mungesa e programeve konkrete, kritikat e pabazuara, bllokimi i institucioneve dhe sidomos pengimi i kryeministrit Kurti në përballjen me Serbinë, kanë ndikuar që shpresat e Serbisë fashiste për ri-okupimin e Kosovës të rriten”, shprehet veprimtari.
Aliçkaj shton se kjo përplasje tregon rrezikun që situata të dalë jashtë kontrollit dhe të dëmtojë funksionimin e shtetit.
“Përpjekjet e opozitës për të marrë pushtetin me ndihmën e forcave të errëta ndërkombëtare, duke rrënuar shtetin, janë të rrezikshme dhe të papranueshme për popullin e Kosovës. Përplasja ndërmjet Sami Lushtakut dhe znj. Adriana Matoshi shënon rënien e diskursit politik në jetën politike të Kosovës. Kjo përplasje tregon rrezikun që situata të dalë jashtë kontrollit dhe të dëmtojë funksionimin e shtetit. Ky është momenti i fundit që krerët e të gjitha partive politike dhe të gjithë politikanët me ndikim të distancohen nga fyerjet dhe sjelljet destruktive, dhe të deklarohen në mbështetje të një sjelljeje normale dhe tolerance ndaj njëri-tjetrit. Ruajtja e vlerave morale familjare dhe kombëtare, si dhe mbrojtja e interesave të shtetit, është rruga e vetme përpara”, përfundon Aliçkaj.
