TË FUNDIT

Nuk është Kurti, por ata”: Shkëlzen Gashi publikon dëshmi për lidhjet me Fazliq e Hamoviq

Analisti politik, Shkëlzen Gashi, ka reaguar ashpër ndaj kritikave që disa figura politike po i drejtojnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i akuzuar atë për lidhje me biznesmenët e diskutueshëm në rajon, Damir Fazli dhe Vuk Hamoviq.

Në një postim publik, Gashi ka thënë se pikërisht këta kritikues dikur vetë kanë pasur marrëdhënie të forta me dy emrat e njohur si udhëheqës të “mafias energjetike” në Ballkan.

Ai ka kujtuar se këtë çështje e kishte shpjeguar vetë Kurti në një intervistë të vitit 2019.

Postimi i plotë:

BoneControl
Болките што ве мачеа цел живот во грбот и зглобовите – крај!
Дознај повеќе
Këta vetë kanë pasë lidhje të forta me dy udhëheqësit e mafisë energjetike në Ballkan: Damir Fazlić-in e Vuk Hamović-in, e tash e akuzojnë Albin Kurtin se ka lidhje me këta dy.

Lidhjet e tyre me Damir Fazliq-in e Vuk Hamoviq-in i pat spjegu Albin Kurti në një intervistë më 25 prill 2019.

Ju lus që ta dëgjoni këtë pjesë se është me shumë vlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *