Kongresi ‘trondit’ Beogradin: Lugina e Preshevës futet në skenën e madhe amerikane – reagon Kamberi
Në një zhvillim të rëndësishëm diplomatik për shqiptarët e Luginës së Preshevës, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara u trajtua për herë të parë në mënyrë të hapur dhe të unifikuar çështja e diskriminimit dhe pasivizimit të shqiptarëve etnikë në këtë rajon.
Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi e ka cilësuar këtë moment si historik, duke theksuar se avokimi i vazhdueshëm në qendrat kryesore ndërkombëtare po jep rezultate të prekshme.
Në një seancë zyrtare të Nënkomitetit për Evropë, kongresistët dhe ekspertët e ftuar ngritën shqetësime serioze për politikat e Beogradit dhe rrezikun e destabilizimit në Ballkan, ndërsa u depozitua edhe një rezolutë e posaçme që adreson gjendjen në Luginë, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Rezoluta kongresiale një moment i rëndësishëm për Luginën e Preshevës
Avokimi dhe lobimi ynë në Bruksel, Berlin, Strasburg, Zvicër, Neë York, Ëashington e deri në Dallas po japin rezultate të rëndësishme. Ajo që dje dukej e paimagjinueshme, sot po ndodh në zemër të demokracisë amerikane pas qindra takimesh e shtrëngim duarsh.
Pas përfshirjes së çështjes së Luginës në Raportin e Komisionit Evropian, në raportet e Këshillit të Europës, në dokumentet e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe shumë raporteve tjera ndërkombëtare, sot kemi hyrë në një fazë të re të luftës për të drejta.
Dje, në dëgjimin zyrtar të Kongresit Amerikan, çështja e Luginës së Preshevës u trajtua si problem serioz i diskriminimit shtetëror, pasivizimit dhe rrezikut për destabilizim të Ballkanit.
Kongresisti Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, e ngriti fuqishëm këtë çështje, duke deklaruar se trajtimi i shqiptarëve etnikë në Luginë nga Beogradi është i patolerueshëm dhe mund të çojë në rihapje të konfliktit, në fund deponoj edhe rezulutën.
Kjo nuk mbeti vetëm opinion personal por u mbështet fuqimisht edhe nga anëtarët tjerë të këtij nënkomiteti nga të tre dëshmitarët kryesorë në dëgjim:
Edëard P. Joseph (Johns Hopkins SAIS)
Luke Coffey (Hudson Institute)
Max Primorac (Heritage Foundation)
Kjo është hera e parë që anëtarët e një Nënkomiteti bashkë me tre ekspertët e pavarur, në një seancë kongresionale, rreshtohen në një qëndrim të qartë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Një moment historik.
Faleminderim të veçantë për koordinimin e palodhur të KKSH-së.
Mirënjohje për Ligën Qytetaro-Amerikane të Joe DioGuardi-t, që e ka çuar kauzën tonë deri në tryezën e Kongresit.
Faleminderim të ngrohtë për shqiptarët e Dallasit, të cilët po dëshmojnë se diaspora mund të bëjë ndryshime të mëdha.Respekt për secilin që beson, angazhohet dhe punon për këtë vizion.
Dhe një falenderim i merituar për Qeverinë e Republikës së Kosovës, që mbështet një vizion të tillë.
Puna jonë vazhdon.
Pas ditës së djeshme në Kongres, kapitulli i ri për Luginën sapo ka filluar
