OPINIONTË FUNDIT

Dorëzim historik para Kushtetutës, Halilaj ‘godet’ Listën Serbe: Fitore për Kosovën…!

ës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor u mbajtën seancat konstituive, në të cilat kryetarët e rinj nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e rimorën edhe zyrtarisht pushtetin, duke e bërë betimin.

Ceremonia e betimit të tyre u mbajt në prani të simboleve shtetërore të Kosovës.

E për këtë çështje, për “Bota sot” foli avokati Gazmend Halilaj.

Së pari, ai tha se betimi i kryetarëve serbë para simboleve shtetërore të Kosovës është afirmim i sovranitetit të shtetit tonë.

“Sot, para simboleve të Republikës së Kosovës, u betuan kryetarët e rinj serbë të komunave në veri – një akt me peshë të jashtëzakonshme politike dhe shtetërore. Ky betim nuk është vetëm ceremoniali i fillimit të mandatit; është afirmim i sovranitetit të Kosovës dhe i funksionimit të rendit tonë kushtetues në çdo cep të territorit”.

ImageGazmend HalilajFoto galeri
Krahas kësaj, Halilaj tregoi se pse është kaq i rëndësishëm ky moment.

Sipas tij, ky akt tregon qartë se sovraniteti nuk negociohet, derisa përmendi edhe faktin se ndër vite qytetarët serbë nuk i kanë pranuar institucionet e Kosovës.

“Sepse për vite me radhë, veriu ka qenë peng i strukturave paralele dhe ndikimit të Beogradit, i cili i ka shtyrë qytetarët serbë të mos pranojnë institucionet e Kosovës. Sot, përfaqësuesit e tyre vendosin dorën mbi Kushtetutën dhe betohen para flamurit të Kosovës – dhe kjo është dëshmi se rruga e shtetndërtimit po ecën drejt konsolidimit të plotë.

Ky akt tregon qartë se sovraniteti nuk negociohet, por zbatohet. Kosova nuk është më një vend ku veriu përjashtohet nga zbatimi i ligjit; përkundrazi, është pjesë integrale e shtetit dhe e institucioneve të tij legjitime”, shtjelloi ai.

Më tej, avokati foli edhe mbi atë se çfarë pritet të ndodhë në ditët dhe javët e ardhshme.

“• Institucionet komunale do të fillojnë ushtrimin e detyrave me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

• Siguria dhe stabiliteti do të rriten me prezencën dhe koordinimin e institucioneve tona.

• Shërbimet komunale do të orientohen drejt qytetarëve, jo drejt agjendave politike të Serbisë.

Ky është fillimi i një normalizimi real, ku rendi dhe ligji zëvendësojnë strukturat e imponuara nga jashtë”, nënvizoi Halilaj.

Në vazhdim, tha se ky zhvillim e forcon edhe pozitën e Kosovës në dialog, ku tani e tutje marrëveshjet tha se duhet të bazohen në dy parime.

“Ky hap e forcon pozitën e Kosovës në dialog dhe ia dërgon një mesazh të qartë Serbisë:

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vetmet institucione legjitime në veriun e vendit.

Prandaj, çdo marrëveshje e ardhshme duhet të bazohet në dy parime të pandryshueshme:

1. Reciprocitet dhe barazi mes shteteve

2. Respektim i rendit kushtetues të Kosovës”.

Në fund, avokati Halilaj shtoi se, “Betimi para simboleve të Kosovës është dëshmi se integrimi i veriut po ndodh me ligj, me proces demokratik dhe me institucione. Ky është vizioni që ka mbajtur gjithmonë Lëvizja Vetëvendosje: shtet i fortë, i drejtë dhe i barabartë për secilin qytetar pa dallim etnie.

Ky zhvillim është fitore e rendit kushtetues dhe e së ardhmes evropiane të Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *