OPINIONTË FUNDIT

Kurti: Kosova përmbylli me sukses ‘Javën e CEFTA-s’ shënon arritje historike

Kryeministri në detyrë Kosovës, Albin Kurti, priti sot Sekretaren e re të Përgjithshme të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, e cila u zgjodh këtë vit pas një periudhe dyvjeçare bllokade.

Takimi u zhvillua në mbyllje të “Javës së CEFTA-s”, që u mbajt në Prishtinë, ku Kosova shënoi përmbylljen e një viti të suksesshëm të përfaqësimit të drejtpërdrejtë dhe të udhëheqjes së bashkëpunimit tregtar rajonal, , njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Gjatë takimeve të mbajtura më 1–3 dhjetor, nën kryesimin e Kosovës përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, u miratuan katër vendime të rëndësishme, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendimeve të këtij viti në 11. Vendimet synojnë lehtësimin e tregtisë, standardizimin e procedurave, digjitalizimin dhe rritjen e sigurisë ushqimore dhe doganore në rajon, thuhet tutje në këtë njoftim.

Bëhet e ditur se Kurti vlerësoi zgjedhjen e Pranvera Kastratit, shqiptarja e parë që udhëheq CEFTA-n që nga krijimi i saj në vitin 2006, si një hap kyç gjatë presidencës së Kosovës, që dëshmon aftësinë e vendit për të ndërtuar konsensus rajonal dhe për të thyer bllokadat.

Sot u realizua gjithashtu transferimi i presidencës së CEFTA-s nga Kosova te Shqipëria, me ministren Rozeta Hajdari që dorëzoi detyrën te Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë. Kosova i uroi Shqipërisë sukses në udhëheqjen e CEFTA-s në vitin 2026 dhe ofroi bashkëpunimin e plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *