OPINIONTË FUNDIT

Reagimi i Driton Talit pas raportimeve për Mogherinin: “Shtet se jo mahi!”

Analisti Driton Tali ka reaguar pas raportimeve mediatike për ndalimin e ish-përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, e cila dyshohet për mashtrim, korrupsion dhe konflikt interesi lidhur me një tender prej 654 mijë eurosh për trajnimin e diplomatëve të rinj.

Tali tha se ky rast tregon sa larg është Kosova nga standardet evropiane, duke theksuar se në vendin tonë janë shpërdoruar miliona euro pa u marrë askush në përgjegjësi.

Ai kritikoi institucionet vendore për mosveprim, ndërsa krahasoi fuqinë politike të Mogherinit me rastet e shumta të korrupsionit në Kosovë, që sipas tij mbeten të pandëshkuara.

Postimi i plotë:

Ja sa larg jemi nga Europa

Mediet po vlojnë me lajmin se Federika Mogerini qenka ndaluar (prangosur) në polici nën “dyshimin e fort për mashtrim, korrupsion dhe konflikt interesi”.

Bëhet fjalë për një tender për një program trajnimi për diplomatë të rinj (për vitet 2021–2022) — një kontratë e financuar nga UE — që ishte fituar nga “College of Europe”, vlera e të cilit ishte 654.000 euro.

Te ne janë keqtrajtuar miliona euro dhe askujt asgjë! Janë bë milionera “brenda natës” t’u qenë edhe udhëheqës departamentesh (natyrisht të lidhur me liderë) se lere më ministra. Bile edhe nuk ngurrojnë të na shpërfaqin pasurinë e tyre. Na shesin mend – bile, bile edhe fëmijtë i kanë bërë krenarë me hajnitë e tyre.

Dhe institucionet tona gjegjëse nuk bëjnë asgjë. Shtet se jo mahi!

Tashti, llogaritni sa janë 654.000 euro për standardin (buxhetin) e UE’ës me milionat për standardin (buxhetin) e Kosovës, dhe krahasone fuqinë politike të Mogerinit. Dikur ministre e Jashtme e Italisë pastaj Përfaqësusese e Lartë e UE’së (d.m.th., ministre e Jashtme e UE’së) e Zavendëspresidente e Komisionit të UE’së, në mes shumë posteve tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *