TË FUNDIT

Kadri Kryeziu ‘shpërthen’ ndaj LDK-së: Donte t’ia hiqte LVV-së të drejtën kushtetuese

Kadri Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me bllokadën institucionale të vitit 2014, duke thënë se LDK “nuk ka të drejtë morale” të flasë për atë periudhë.

Ai ka rikujtuar deklaratat e ish-ministres Hykmete Bajrami, për të cilat thotë se dëshmojnë synimin e LDK-së për t’ia mohuar Vetëvendosjes të drejtën kushtetuese të nominimit për Kryetar të Kuvendit, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

LDK nuk ka të drejtë morale të flasë sot për bllokadën 9-mujore. Deklaratat e ish-ministres Hykmete Bajrami e bëjnë këtë të pamundur: ajo ka pranuar publikisht se LDK “nuk ka votë për asnjë kandidat të LVV” dhe se “e drejta për Kryetar të Kuvendit duhet t’i kalojë një partie tjetër”. Me fjalë të tjera, LDK kërkonte t’ia hiqte partisë së parë të drejtën kushtetuese të nominimit. Ky ishte thelbi i bllokadës. Dhe Gjykata Kushtetuese këtë e rrëzoi qartë.

Në fund, ishte vetëm PDK që doli mbi vetveten dhe hyri në marrëveshje institucionale për të mos e mbajtur vendin peng. PDK bëri atë që LDK nuk e bëri dot: e ndau interesin e shtetit nga interesat partiake.

LDK nën Lumir Abdixhikun sot është kthyer në një pasqyrë të impulseve që LVV i ka tejkaluar prej vitesh. Në çdo reagim, në çdo akuzë, në çdo argument, LDK duket si një kopje e zbehur e LVV-së së dikurshme — e zemëruar, e bllokuar, reaktive — pa asnjë lidhje me frymën gjithëpërfshirëse, strategjike dhe shtetformuese të LDK-së historike.

LDK nuk po ofron alternativë. Po ofron imitim. Dhe imitimi i hidhur rrallë prodhon besueshmëri politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *