TË FUNDIT

Kadri Kryeziu: LDK në krizë të thellë – SHBA-të shohin vetëm dy figura relevante për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Juristi Kadri Kryeziu ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend, duke theksuar se në tregtinë me energji po bëhen fitime të mëdha dhe se kjo fushë meriton hetim të plotë, si për periudhën aktuale ashtu edhe për vitet e kaluara.

Ai ka hedhur poshtë akuzat e LDK-së për tregti me Vuk Hamoviqin, duke i quajtur “boshe” dhe të motivuara politikisht. Sipas tij, LDK po përballet me një krizë të thellë identiteti.

Kryeziu vlerëson se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jenë garë kryesore mes LVV-së dhe PDK-së, ndërsa sipas tij, diplomacia perëndimore në Prishtinë i sheh si figura relevante Albin Kurtin dhe Bedri Hamzën, me këtë të fundit që gëzon avantazh nga SHBA-të.

Postimi i plotë:

Katër gjëra janë të sigurta:

1. Në tregtinë me energji po fitohen para të mëdha. Kjo nuk është as sekret, as teori konspirative. Meriton hetim të plotë — si për periudhën aktuale, ashtu edhe për praktikat e viteve të kaluara.

2. Akuzat e LDK-së për tregti me Vuk Hamoviqin janë bosh. Janë deklarata pa substancë, të ngritura për efekt politik dhe jo të mbështetura në fakte.

3. LDK është në krizë të thellë identiteti. Në mungesë të një profili të qartë, po përpiqet ta imitojë narrativën dhe stilin sulmues të LVV-së. Isa Mustafa e ka lexuar këtë situatë me saktësi.

4. Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë garë mes LVV-së dhe PDK-së. Realiteti i diplomacisë perëndimore në Prishtinë është i thjeshtë: SHBA-të shohin vetëm dy figura relevante — Albin Kurtin, të cilin e tolerojnë, por nuk e preferojnë, dhe Bedri Hamzën, të cilit janë duke i dhënë hapur avantazhin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *