OPINIONTË FUNDIT

Pas lëvizjeve të fundit politike, Mekuli ngre alarmin për “kapitullimin e Listës Serbe dhe panikun e opozitës”!

Publicisti Gezim Mekuli ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke e cilësuar si “kapitullim” të Listës Serbe vendimin e saj për të dërguar ftesë zyrtare me emrin dhe stemën e Republikës së Kosovës për një mbledhje në Mitrovicën e Veriut.

Në një reagim të publikuar sot, Mekuli kritikoi po ashtu ashpër opozitën për protestat, duke i konsideruar ato të rrezikshme për qarkullimin dhe sigurinë publike, përcjell “Bota sot”.

Ai theksoi se, sipas tij, Kosova po konsolidohet si shtet dhe se opozita po vepron nën presionin e zgjedhjeve të ardhshme. Reagimi i tij vjen në prag të tubimit të paralajmëruar për datën 28 dhjetor.

Shkrimi i plotë

Kapitoj opozita!

Lista Serbe dorëzohet dhe dërgon ftesë me emrin “Republika e Kosovës” dhe me stemën zyrtare të Republikës së Kosovës për mbledhjen në Mitrovicë të Veriut.

T’i themi gjërat troç: Kosova po funksionon si shtet, pikërisht sepse ka një qeveri që nuk i ul brekët.

Këto janë fakte, jo opinione. Fakte që i prishin pallavrat e një opozite që ka vite duke gëlltitur çdo propagandë të Beogradit, pastaj duke na n shitur neve si “kritikë”.

Por kulmi i pisllëqeve u arrit në Prishtinë:

bllokimi i rrugëve publike, pengimi i qarkullimit, rrezikimi i jetëve të qytetarëve.

Kur zjarrfikësit dhe autoambulancat nuk mund të kalojnë, kjo nuk quhet protestë; quhet çmim që opozita po e vendos mbi jetën e qytetarëve, vetëm për ta mbuluar panikun e zgjedhjeve të ardhshme dhe mungesën absolute të alternativës.

Ndërkohë faktet flasin vetë:

– Veriu funksionon nën ligjet dhe simbolet e Republikës së Kosovës.

– Serbia, pavarësisht zhurmës, po detyrohet t’i pranojë këto realitete.

– Kosova është më stabile institucionalisht sesa në dekadat e kaluara.

Por çfarë bën opozita e dopinguar?

Në vend se të gëzohet për konsolidimin e shtetit, zgjedh rrugën e shpifjes dramatizimit dhe manipulimit, duke e kthyer Prishtinën në bllokim të egove të tyre të sëmura.

Është momenti që qytetarët ta kuptojnë:

Askush nuk ka të drejtë të luajë me jetën, sigurinë dhe dinjitetin e qytetarëve; as për pushtet, as për makijazh politik.

Shihemi me 28 Dhjetor!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *