TË FUNDIT

Investim për sigurinë: Maqedonci prezanton zonën industriale të mbrojtjes në Gjakovë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se vendimi që do t’i hap rrugën ndërtimit të Fabrikës së municioneve në Gjakovë, është investim për sigurinë e vendit.

“Sot morëm një vendim të rëndësishëm për industrinë e mbrojtjes, vendim që ka të bëjë me shpronësimin e pronave në Gjakovë që do të bëhen pastaj pronë e Ministrisë së Mbrojtjes si pjesë e zonës industriale të mbrojtjes.

Kjo zonë industriale e mbrojtjes do të mbështes Fabrikën e Municioneve që do të vendoset atje e do të udhëhiqet nga një kompani publike, por do të akomodojë edhe shumë prodhues dhe partnerë që mendojnë të investojnë në aspektin e mbrojtjes në vendin tonë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se kjo fabrikë do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit në shumë dimensione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *