Misteri i errët i krimeve në Sarajevë, Tali kërkon të dënohet Vuçiqi – përmend disa fakte!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është goditur nga një ndër akuzat më të rënda të ngritura ndonjëherë ndaj tij.
Gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiç ka paraqitur një kallëzim penal në prokurorinë e Milanos, duke e akuzuar Vuçiqin për përfshirje të mundshme në të ashtuquajturat “Sarajevo-Safaris” – praktika makabre gjatë rrethimit të Sarajevës, ku turistë të huaj dhe nacionalistë serbë dyshohet se paguanin para për të qëlluar me snajper ndaj civilëve të paarmatosur.
E për këtë çështje që ka nxitur reagime të mëdha, për “Bota sot” foli Driton Tali.
Së pari, ai përmendi faktin se Vuçiq ishte vullnetar i njësitit çetnik të Alleksiçit, derisa përmendi disa fakte që e plotësojnë karakterin kriminel të presidentit të tanishëm të Serbisë.
“Vuçiq ishte vullnetar në njësitin çetnik të Sllavko Alleksiçit, ku veproi si snajperist te Varret Hebreje, në Sarajevë. Pastaj duke e marrë parasysh veprimtarinë e tij të pastajshme, bie fjala si udhëheqës në TV Pale, median më luftënxitëse – ultra ekstreme, pastaj posti i Sekretarit të përgjithshëm në partinë Radikale të kriminelit Sheshel, e aktivitetet publike si fjalimi i tij në qytetin Glinë të Kroacisë, apo fjalimi i famshëm “për një serb do t’i vrasim njëqind myslimanë”, dhe posti i ministrit të Propagandës së Millosheviçit gjatë gjenocidit në Kosovë 1998-1999, për të vazhduar emrimin e “Bulevardit Ratko Mlladiç” (2007), bderimet pranë varrit të Millosheviçit, e fjalimin dashamirës për Millosheviçin në Mitrovicë (me 2018) etj etj, e plotësojnë karakterin e tij kriminel e hegjemon”, nënvizoi ai.
ImageDriton TaliFoto galeri
Krahas kësaj, Tali tha se dihet fakti që Vuçiq ishte snajperist dhe ka gjuajtur në civil padallim.
E për këtë, tha se nuk ka dilemë që Vuçiq është një kriminel lufte.
“Për mua personalisht fare nuk çon peshë se a ishte ai pjesë e zingjirit të “Weekend Sniper Safari” sepse mjafton që ai vet ishte 24/7 snajperist aty, nga ku gjuhej në civilë pa diskrimin. Ne që kemi një moshë i kemi parë në TV kufomat e njerëzve të shtrirë në rrugë, të moshave të ndryshme të dy gjinive, kishte pleq dhe plaka, e kishte edhe fëmijë.
Pra, Vuçiq është kriminel lufte këtu s’ka dilemë! Zati, shefi i tij, që është edhe baba politik i tij, u denua si kriminel lufte!” – shpjegoi ai.
Gjithashtu, vlerëson se edhe ndërkombëtarët kanë qenë në dijeni për këtë përfshirje të Vuçiqit.
“E tashti shtrohet pyetja se: a e kanë ditur diplomacia botërore këtë fakt? Po e kanë ditur! Unë personalisht në “Tweeter’in” personal të shumë politikanëve ju kam shkruar (komentuar) për këto gjëra, përfshirë edhe në “Tëeeter’in” personal të Borrellit, sa ishte Përfaqësues Special i UE’së (pra ministër i Jashtëm i UE’së), dhe i udhëheqte bisedimet Kosovë – Serbi”.
Në fund, Tali shtoi se, padia për rastin “Sniper Safari” ka gjasa që të shqyrtohet, derisa tha se mjafton faktin që dihet se Vuçiq ka qenë snajperisht 24 orë ne javë, për t’u dënuar.
“Sa i përket padisë për “Sniper Safari” mendoj se ka gjasa të mëdha që ajo të realizohet duke patur parasysh ekipin mbrapa kësaj padie, siç janë gazetari-autori Gavaxeni (Ezio Gavazzeni), pastaj avokati Brixhida (Nicola Brigida) dhe gjykatësi Savio (Guido Savio).
Por, sa për ta betuanuar çështjen, nuk ka fare rëndësi se a vërtetohet apo jo që Vuçiq ishte pjesë e organizimit të asaj afere kriminale makabre, sepse, po e përsërisë edhe njëhere: fakti që ai vet personalisht ishte snajperist te Varret Hebreje, nga ku 24 orë gjatë tërë javës (24/7) bëhej “gjueti në njerëz”, e jo vetën për uikend, mjafton që ai të denohet”, përfundoi Driton Tali për “Bota sot”.
