TË FUNDIT

“Këta nuk janë debilla dhe të poshtër, por…”, Shkëlzen Gashi me kritika të ashpra ndaj partive opozitare

Shkëlzen Gashi ka reaguar pas deklaratës së Presidente­s së Kosovës, e cila ka bërë të ditur se para shpërndarjes së Kuvendit u kishte kërkuar partive politike që të riktheheshin edhe një herë në seancë për të miratuar disa çështje urgjente: marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë prej 1.1 miliardë euro, buxhetet e komunave që ende nuk janë miratuar – përfshirë kryeqytetin – si dhe buxhetin për RTK-në.

Sipas Gashit, Presidentja ka thënë gjithashtu se kryeministri ishte pajtuar të tërhiqej nga buxheti i vitit 2026 që të procedoheshin vetëm këto tri pika, por udhëheqësit e partive opozitare e kishin refuzuar një zgjidhje të tillë.

Në reagimin e tij, Gashi e cilëson këtë situatë si të papranueshme dhe tejet shqetësuese, derisa kritikoi ashpër partitë opozitare, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sapo e dëgjova Presidenten e Kosovës, e cila tha se para se me e shpërnda Kuvendin e Kosovës, i ka lutë udhëheqësit e partive politike që të kthehen edhe një herë në sallë të Kuvendit të Kosovës dhe të miratojnë:

1. Marrëveshjet ndërkombëtare prej 1.1 miliardë €

2. Buxhetin për kryeqytetin dhe komunat që ende nuk kanë buxhet, dhe

3. Buxhetin për RTK-në.

Për më shumë, Presidentja tha se ka kërku nga Kryeministri i Kosovës që të heqë dorë nga buxheti i Kosovës 2026 e të miratohen vetëm këto tri pika dhe kryeministri qenka pajtu, por udhëheqësit e partive politike opozitare kanë refuzu.

Tmerr.

Dmth, këta nuk janë debilla dhe të poshtër, por janë ekstra ultra super debilla dhe ekstra ultra super të poshtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *