TË FUNDIT

“Donin zgjedhje, jo punë!” – Buzhala ‘shpërthen’ ndaj PDK-së, LDK-së e AAK-së

Në një postim në Facebook, Viktor Buzhala ka theksuar se edhe Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar ligjshmërinë e votimit të Buxhetit të Kosovës në rrethana pa qeveri funksionale, duke nënvizuar se kjo procedurë u kërkua edhe vetë partive politike.

Sipas tij, PDK, LDK dhe AAK jo vetëm që munguan në seancë, por nuk shfaqën gatishmëri të paraqesin alternativa, qoftë edhe për buxhetet komunale të vitit 2025.

Buzhala akuzon këto parti se kanë synuar shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje, ndërsa kritikat e sotme të LDK-së për buxhetin i cilëson si mungesë konsistence.

Postimi i plotë

Edhe Presidentja Osmani e konfirmoi që votimi i Buxhetit të Kosovës, kur nuk ka qeveri, nuk është i kundërligjshëm.

Ajo ua ka kërkuar këtë partive.

Fatkeqësisht, PDK, LDK e AAK jo vetëm që nuk shkuan fare në sallë, por nuk ishin as të interesuara të ofrojnë ndonjë alternativë.

U lutën edhe për buxhetet e vitit 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan e Zubin Potok.

Sërish nuk deshën dhe nuk ofruan as alternativë, as vullnet. Pra, donin me u shpërbë Kuvendi dhe me shku në zgjedhje.

Sot, LDK ankohet për buxhet. Kësaj i thonë mos me ditë çka po do

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *