“Bombë e kurdisur kundër rugovistëve…”/ Halil Geci reagon ashpër pas ftesës së LDK-së për NISMA-n
Veprimtari Halil Geci ka reaguar pas ftesës së LDK ndaj NISMA-s që t’iu bashkangjiten listës së tyre.
Ai kritikon ashpër LDK-në për këtë veprim, duke e quajtur bashkëpunimin me Fatmir Zuzarin “bombë të kurdisur kundër rugovistëve” dhe akuzon parti të caktuara për tradhti dhe mbrojtje të kriminelëve politikë.
Reagimi i plotë në Facebook:
BASHKIMI I LDK-SË ME FATMIR ZUZARIN: BOMBA E KURDISUR KUNDËR RUGOVISTËVE DHE SHNDËRRIMI I LDK-SË NË RRUGË TË RE
Bashkimi i LDK-s me këtë Fatmir Zuzarin është bombë e kurdisur kundër rugovistëve. A nuk është ky bojleri që LDK-ja e Malishevës ka vuajtur prej tij si prej ubicave të Arkanit?
“A nuk është ky bojleri i Malishevës, për të cilin LDK-ja e Malishevës akuzonte se kishte urëdhëruar të marrë një rugovist nga xhamia dhe e kishte pushkatuar në një mal jo larg shtëpisë së tij?”
“A nuk është ky ai bojleri për të cilin flitet dhe akuzohet se ka marrë kinse për një bisedë informative një person nga shtëpia dhe e ka kthyer pas tri ditësh?”
“A nuk është ky ‘Arkani i Malishevës’, për të cilin Fetah Rudi pretendon se ka qenë urdhërdhënës për atentatin ndaj tij, ndërsa sot Fetahu po qëndron në Kolicë?”
“Ja ku e ka sjellë LDK-në Lubomir Presheva, së bashku me të ashtuquajturit ‘çenefë’ të Polarit, Edi Ramës dhe Aleksandar Vučićit, të cilët i përdorin sa herë që u nevojitet.”
“Bravo, djathtista përnjëmend e keni shndërruar LDK-në në Rrugë të Re.”
“Kështu, mirë dhe të bashkuar, dinë t’i bashkojnë me një dëshirë dhe me një qëllim të vetëm: Dada Lume.”
Ku na mbeten do Zuzarë djathtist çë e shaj hashimin në medja kurse projektin e ti dhe të vuçiçit e jetson me mbrojtje e duartrokitje.
A ju kujtohen do zuzarve të djathtë kur thonin kurrë me PDK-në dhe Vuçiçin. Dhe e bënin të kundërten gjith me pdk-n dhe Vuçiçin dhe mua më çuajn i shitur. A ma të shitur jeni ju çë i duartrokitni dhe e miratoni tradhtin.
A nuk është ky bojleri i Malishevës ai që akuzohet nga Fetah Rudi dhe LDK-ja si urdherdhanes i vrasjeve politike.
Si nuk ju vjen turp dhe gjynah prej të vrarve e të torturuarve të LDK-s çë ua keni futur në gji kriminelet çë vrisnin dhe rrahnin Ledekista me porosi.
Çfar turpi ka Lume p… e Presheves kur ati nuk ua ka përrzhitur bythen ai se ka fare dert për të tjerët. Turpi dhe tradhtia si ndaj atdheut si ndaj të vrarve ska brina veç kështu siç është dada lumni
