Ahmeti reagon pas bllokadës në Trafikun Urban
Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas bllokadës financiare që e la të bllokuar transportin publik në kryeqytet.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se transporti publik falas për shumë kategori është barrë financiare për Komunën e Prishtinës duke thënë se “nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë e mas tre ditëve me met pa pare”.
“Kur dikush nga komuna thotë lirimi nga pagesa nuk ka ndikim – rren. Ti mundesh me liru kategori nga pagesa por dikush duhet të paguajë. Ne kemi liru nga pagesa penzionerë, por si komunë kemi paguar për secilin penzionist që kemi liruar, sepse modeli e kërkon. Nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë e mas tre ditëve me met pa pare”, ka shkruar Ahmeti.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë përkatësisht Ministria e Financave i kanë vënë fajin njëra-tjetrës për alokimin e buxhetit të kryeqytetit.
