OPINIONTË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: A do i marrë VV mbi 50% të votave?

Më 28 dhjetor pritet të mbahen zgjedhjet nacionale, të cilat vlerësohen si vendimtare për drejtimin politik të vendit në vitet e ardhshme.

Këto zgjedhje mbajnë një peshë të madhe, pasi rezultati i tyre mund të përcaktojë nëse vendi do të dalë nga situata e bllokadës politike që e karakterizoi këtë vit.

Por, brenda kësaj jave është edhe afati i fundit nga KQZ për të formuar koalicionet parazgjedhore.

A mund të kemi koalicione mes partive politike si mjet për ruajtjen ose rikthimin e pushtetit pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe për të shmangur bllokadën politike?

Anëtari i Guxo, Luan Gacaferi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se më 28 dhjetor pret që VV–GUXO–Alternativa të marrin mbi 50% të votave, sepse qytetarët kanë parë gjatë 9 muajve bllokadë se vetëm një shumicë e tillë e çon shtetin përpara.

Sipas tij, PDK–LDK–AAK–LS tashmë kanë një koalicion “de facto”, ndërsa VV ka koalicion “de jure” me Guxo dhe Alternativën. Mund të bashkohet edhe ndonjë parti tjetër, por kjo mbetet për t’u parë.

E rëndësishme, sipas tij, është që më 28 dhjetor votuesit “të ndajnë shapin prej sheqerit”.

“Unë besojë që në zgjedhjet e 28 dhjetorit, njerëzit do votojnë me mbi 50% për VV GUXO Alternativa, sepse në këto 9 muaj bllokadë e kanë parë se rrugëdalje tjetër nuk ka veçse të votohet VV me mbi 50% nëse duam që shteti të ecën përpara!

Sa u përket koalicioneve besoj që secili e di, se PDK LDK AAK LS e kanë një koalicion De Facto!

Kurse VV ka koalicion edhe De Jure me Guxo e Alternativa! Tash se do i bashkohet edhe ndonjë parti tjetër këtij koalicioni nuk e dijë, mbetet të shihet!

Por rëndësi ka që më 28 dhjetor, votuesit ta ndajnë përfundimisht shapin nga sheqeri!”, u shpreh ai për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *