Mungesë buxheti, Rron Gjinovci-Ramës: Ankohu te Lumiri në këtë rast
Analisti Rron Gjinovci i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, lidhur me deklaratat e tij për bllokimin e buxhetit.
Gjinovci e ka cilësuar “të pavërtetë” pretendimin e Ramës se Qeveria ka bllokuar buxhetin e qytetit, duke theksuar se përgjegjësia bie mbi opozitën që nuk e ka votuar atë.
“Qikjo tentativa e Perparimit me thon që Qeveria e ka blloku buxhetin diqysh po e ka ni presupozim që na jena budallë.
I nderum, opozita nuk deshti me votu buxhetin, çka ka mujt me bo Qeveria? Ankohu te Lumiri në këtë rast. 🤷♂️”, shkruan ai.
Vlen, të përmendet se Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka reaguar ndaj bllokimit të buxhetit nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, duke paralajmëruar se ky vendim po e vë në rrezik funksionimin e institucioneve lokale në kryeqytet.
