TË FUNDIT

Buzhala zbërthen lojën e partive para 28 dhjetorit: VV në avantazh, partitë e tjera…!

Analisti politik Viktor Buzhala ka komentuar strategjitë e partive kryesore para zgjedhjeve të ardhshme, duke vlerësuar se secila parti po hy në garë me kauza të kufizuara dhe objektiva të vështira për t’u arritur.

Sipas tij, PDK-ja fokusohet vetëm tek kritika ndaj Ramiz Lladrovcit, LDK-ja kërkon vendin e parë me një rritje të konsiderueshme votash, ndërsa AAK-ja përpiqet të kalojë pragun e votave, ndërkohë që Nisma mbetet pa një kauzë të qartë.

Duke marrë parasysh këto elemente dhe faktorët e diasporës, Buzhala në postimin e tij në Facebook, parashikoi se Vetëvendosja ka shanse të dukshme për të dalë më e fortë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

PDK po hyn në zgjedhje me kauzën se Ramiz Lladrovci është “i keqi”, e jo ata. Kauzë tjetër nuk kanë. E duke e larguar Lladrovcin, nuk kanë me fitu asgjë – përveç që rrezikojnë me humbë nja 5 për qind të votave.

LDK po shkon në zgjedhje me kauzën se “ose të parët, ose hiç”, sepse nuk pranojnë as vend të dytë, as vend të tretë. Por, për vend të parë u duhet rreth 150 për qind rritje. Votuesit e dinë që rritja 150 për qind është utopi; prandaj një pjesë e tyre ka me iu ikë, sepse s’i duan as mishin, as peshkun. Të rrallë janë votuesit veganë – shumica duan ose mish, ose peshk.

AAK hyn me kauzën me qëndru mbi prag “gjithqysh”. Por, meqë llogaritet që kanë me votu qindra mijëra veta nga diaspora, pragu bëhet thuajse i pamundur për t’u kaluar.

Për Nismën s’po flas hiç.

Kur merret parasysh faktori i diasporës më 28 dhjetor dhe elementet e sipërcekura, atëherë del që Vetëvendosja është dukshëm e favorizuar me dalë shumë më mirë se më 9 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *