TË FUNDIT

Zgjedhjet e reja, Jakupi tregon skenarin që mund ta vendosë Kosovën para krizës së radhës

Konjufca, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kishte 15 ditë kohë për të paraqitur programin dhe kabinetin qeveritar dhe për të siguruar 61 vota në Kuvend, por ky proces dështoi, gjë që dërgoi Kosovën në zgjedhje të reja.

E analisti politik Zejnullah Jakupi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar situatën e krijuar pas skadimit të mandatit të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë së re.

Ai paralajmëron se vendi tashmë ka hyrë në një fazë të brishtë politike ku zgjedhjet e reja janë pothuajse të pashmangshme — dhe, sipas tij, ato bartin si rreziqe të mëdha, ashtu edhe mundësi të rëndësishme për Kosovën.

Sipas analistit Jakupi, efekti i zgjedhjeve do të jetë i dyfishtë.

BoneControl
Колена без болка – пробајте го ова навечер пред спиење
Научете повеќе
“Një qeveri e re pas zgjedhjeve mund të jetë më stabile, sidomos nëse LVV arrin të bindë partnerë të rinj për shumicë. Kjo do të mund të prodhonte institucione funksionale, ministri dhe komitete operative, gjë që do të lehtësonte miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Edhe presidentja Osmani e ka cilësuar këtë si arsye të përpjekjes së dytë me Konjufcën”, thekson Jakupi.

Ai shton se zgjedhjet mund të ringrejnë besimin ndërkombëtar.

“Një mandat i ri qeverisës mund ta rihapë rrugën e financimeve nga BE, Banka Botërore dhe partnerë të tjerë, nëse shmanget paqeverisja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *