TË FUNDIT

Skuthëria klanore, kanceroze e LDK-së!

Gjithherë në prag të zgjedhjeve, zyrtarët partiakë të LDK-së deklarohen se: “Jemi të gatshëm për zgjedhje dhe për të fituar!” Pavarësisht ulje-ngritjesh, fitorja e premtuar ka munguar. Arsyet e humbjeve janë edhe subjektive. Tashmë, nuk përbënë asnjë sekret, se në zgjedhjet e vitit 2021, LDK-ja fitoi vetëm 9.8 %, sepse brenda koalicionit ishin Pacolli dhe ca partiza minore.

Ndodhi kjo gjëmë për LDK-në, sepse Lidershipi klanor shpërfilli, më sakt, përmjerri elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e Deputetëve, madje edhe vetë Kryesinë saj! Klani vicioz dertoi me shefat e PDK-së, të cilët kishin përgjakur LDK-në dhe Kosovën dhe e pësoi.

Për turpin e klanorëve, humbjen ua faturuan dy veprimtareve dinjitoze: Donikë Gërvalles dhe Vjosë Osmanit!? Ishin mësuar me skuthëri dhe heshtje, të largonin nga strukturat e partisë kuadrot e devotshëm dhe besnikë të Presidentit Rugova,

Mirëpo, në rastin e zonjave luftarake e dinjitare skuthëria agjenturore SHIK-iste nuk funksionoi. Dhe, për ta shpëtuar rënien në hiç të partisë, dikur, zëmadhe, vendosen bërjen e ndryshimit. Për rrjedhojë pensionoi PAN-in kriminal me komandantët e tij dhe vegël-patericë klanin Mustafa të LDK-së.

Dia Drops
Ако нивото на шеќер е над 10 ммол, веднаш прочитајте го ова!
Научете повеќе
Lidershipi i ri i LDK-së, i kryesuar nga Lumir Abdixhiku, ngjalli goxha shpresë. Nisma e reformës u prit mirë nga anëtarësia, elektorati. Me keqardhje, nuk përmbushi pritjet e dëshiruara, edhe pse shënoi rritje, ngaqë nuk shfrytëzoi mundësitë, me arsyetimin e ruajtës të unitetit. Ishte humbje e shansit për partinë e Dr. Rugovës, e cila bëri paqen dhe luftën. duke u bërë themeltare e shtetit të Kosovës.

Si ka mundësi që një parti me një barrë krimesh vrastare e hajnore, si PDK-ja të këtë epërsinë e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, në raport me LDK-në, e cila bartë vlera demokratike dhe larg çdo gjëje të keqe, që mund ta penalizojë?! Nisur nga ky fakt domethënës, LDK-ja duhet të bëjë një analizë të thellë për shkaqet, rrethanat dhe veprimet për inferioritetin e LDK-së. Nëse PDK-ja, përkatësisht, krerët dhe eksponentët e saj, kanë “harruar” për jetimët që ia shtuan Kosovës, gjatë dhe pas luftës, u takon, së pari, Kryesisë, deputetëve, Këshillit të Përgjithshëm dhe kuadrove të tjerë të LDK-së, tua kujtojnë kriminelëve të PAN-it se nuk mund të vazhdojnë të bëjnë hije në jetën politike të Kosovës.

Ishte vendim logjik dhe dinjitar i LVV refuzimi i kthimit në pushtet të komandantëve kriminelë të PAN-it. Sepse një shoqëri, e cila proklamohet si demokratike, nuk mund të ecën me krime nëpër këmbë! Një qeveri e kontaminuar, do të ishte vazhdim i turpërimit gjithë shqiptar.

Përzgjedhja e LVV për bashkëqeverisje me LDK-në, si të vetmet parti parlamentare të pa kriminalizuara, ishte rreshtimi i duhur. Kjo ftesë e LVV për koalicion me LDK-në, ka pasur dhe vazhdon ta këtë aprovimin e shqiptarëve vendorë dhe të përbotshëm. Dhe, misioni i kësaj bashkëqeverisje ishte madhor e fisnik: Largimin e krimit dhe të kriminelëve nga jeta politike e publike të shqiptarëve. Ajo që u ndodhi shqiptarëve në luftë dhe pas luftës, është unike. Bijtë më të mirë të Atdheut-Kosovë, të cilët e bënë paqen dhe luftën, u ekzekutuan të listuar ngeshëm, për të përvetësuar lavdinë e luftës dhe grabitur pasuritë e brezave shqiptarë, nga bastardët shqipfolës, hafije të Serbisë, Francës dhe të Tiranës zyrtare social-komuniste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *