OPINIONTË FUNDIT

Kujtim Hajdaj nga Guxo: Partitë politike po përsërisin manovrat e vjetra në Kosovë

Të mërkurën u mbajt seanca e Kuvendit të Kosovës, ku ishte paraparë të votohej buxheti. Megjithatë, në seancë nuk morën pjesë deputetët e opozitës, përveç deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lidhur me këtë, Kujtim Hajdaj nga GUXO, në një prononicm për “Bota sot” ka theksuar se ajo që po ndodh tek partitë tona është thjesht një përsëritje e manovrave të muajve të fundit.

“Kjo çka po shohim sot tek partitë tona politike ashtë veq një përsëritje e manovrave që i kemi pa tash e disa muaj në Kosovë. Në të vërtet, si pozita ashtu edhe opozita, janë fortë të bazuara në rezultatin e vet zgjedhor të arritur me 9 shkurt, dhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, shto këtu edhe rezultatin e arritur në balotazhin e 9 nëntorit. Për mendimin tim, ato rezultate të arritura zgjedhore e kanë forcuar edhe më shumë diferencën në mes partive fituese dhe atyre humbëse në Kosovë”, ka thënë Hajdaj.

Ai ka shtuar se partitë po e lidhin pozicionin aktual politik me rezultatet e zgjedhjeve dhe po e përdorin këtë logjikë edhe gjatë procesit të formimit të qeverisë.

“Partia fituese LV me partnerët e vet GUXO-ALT, bazuar në rezultatin e arritur zgjedhor të arritur në nivel qendror dhe lokal, po donë me ruajt këtë përparësi pa i dhanë opozitës ndonjë avantazh me të mirë elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka thënë Hajdaj.

Gjithashtu, ai ka komentuar veprimet e opozitës, duke thënë se qëndrimi i tyre ka krijuar një bllokadë politike.

“Dhe e njëjta gjë po ndodhë edhe me monovrimet e opozitës, e cila duke mos qenë e kënaqshme për rezultatin e arritur në të dy nivelet e kaluara zgjedhore, nuk po lëvizin nga kjo bllokadë, që për mendimin tim vet e kanë krijuar, duke mos dashtë t’i japin pozitës mundësinë që të rrit edhe më shumë diferencën elektorale në raport me pozitën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Prandaj, edhe ky barrikadim i tyre”, ka thënë Hajdaj.

Po ashtu, ai ka paralajmëruar se pozita dhe opozita nuk duhet të kërkojnë mbështetje nga Lista ‘Srpska’ për formimin e qeverisë, pasi kjo mund ta futë Kosovën në një aventurë të rrezikshme politike.

“Por, ajo që s’do të duhej të ndodh në asnjë rrethanë politike, është që pozita e as opozita nuk guxojnë të formojnë qeverinë me ndihmën e Listës ‘Srpska’ sepse do të futnin edhe njëherë Kosovën në një aventurë të rrezikshme politike siq e kemi parë në qeverisjet e kaluara në Kosovë”, ka përfunduar Hajdaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *