OPINIONTË FUNDIT

Zyrtari i Guxo-s reagon ashpër ndaj deputetit Gruda, zbulon historinë e errët të PDK-së dhe Thaçit

Kujtim Hajdaj nga Guxo ka reaguar ashpër ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetëve të saj. Në një postim në Facebook, Hajdaj kërkon që deputeti i PDK-së, Përparim Gruda të sqarojë historikun e partisë dhe pozicionin e saj politik aktual.

Sipas Hajdajt, PDK-ja ka qenë dhe vazhdon të jetë: mashtruese, manipuluese, zaptuese, grabitëse, e korruptuar dhe kërcënuese.

“Çdokush nga këto përshkrime mund të nxjerrë historikun e saj të vërtetë”, shkruan Hajdaj.

Ai kujton se PDK-ja u formua me mbështetje të agjencioneve të huaja dhe për të promovuar interesat e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Hajdaj thekson se Serbia gjeti marioneta tek disa shqiptarë, veçanërisht tek ish-lideri Hashim Thaçi dhe partia e tij, të cilët, sipas tij, preferuan pushtetin mbi interesin e shtetit.

Postimi i plotë:

Le t’na tregoi ky zotëria, deputeti i PDK-es, se cila ishte historia e partisë së tij, dhe cili është sot pozicioni i saj politik?

E pa arsyetueshme:

– Mashtruese,

– Manipuluese,

– Zaptuese,

– Grabitëse,

– Vjedhese,

– E korruptuar,

– Kërcënuese,

– Cenuese,

– Tmerruese

Dhe çdokush nga këto fjalë mund të nxjerrë një historik se kush ishte dhe kush në të vërtet mbetet të jetë – edhe sot – kjo PDK.

PDK fillimin historik dhe ekzistencën e vet politike e ka nga agjencionet e huaja, nga ato që lobuan ditë e natë për ndarje të Kosovës.

Pozicionin politik që e kishte Kroacia pas lufte të njëjtin e kishte edhe Kosova. Por tek kroatët nuk u gjendën morioneta për më nda një pjesë të territorit të vet, me atë që e proklamonte Serbia, si “Republika e Krahinës Serbe” Të njëjtën gjë që fatkeqësisht e arriti në Bosnjë e Hercegovinë, me “Republikën Srpska”

Por tek Kosova, Serbia patë gjetur marioneta tek disa shqiptarë, ma konkretisht tek Hashim Thaqi dhe partia e tij, sepse ata ose këta, më shumë e donin dhe e donë pushtetin se sa shtetin. Dhe për atë pushtet u treguan bamirës ndaj Serbisë. Kështu këta edhe ia patën falë Serbisë ‘Asociacionin’ që s’ishte asgjë më pak se sa një Republikë tjetër “Srpska” në zemër të Kosovës.

Dhe u desht një ofensivë e madhe (një olujë kroate) me të gjitha rreziqet që përfshinte në vete, që Veriu i Mitrovicës të çlirohet dhe të bëhet prapë pjesë e pandarë e Kosovës sovrane.

Dhe për atë ‘olujë’ të madhe u dështen forca të reja politike, për t’i treguar Serbisë dhe aleatëve të tij se populli në Kosovë nuk lejonte më të udhëhiqej nga morioneta që i shërbenin interesave të Vuqiqit për një Serbi të madhe. Prandaj, ky mision iu besua udhëheqësve të rinjë të shtetit, Albinit dhe Vjosës, që Veriu i Mitrovicës të rikthehet aty ku e ka vendin, në zemrën e Kosovës sovrane.

Kjo është e vërteta e juaj historike z.deputet i PDK-es.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *