OPINIONTË FUNDIT

Kimete Berisha: Për inat të Don Kishotit – vdekt populli!

Pasi e përforcoi Lidhjen me Tarzanin, Lumiri sot hyri në Letërsi.

Në Kuvend deklaroi se Albin Kurti është Don Kishoti.

Dhe kjo metaforë na vjen nga një ekonomist teorik, i cili figurën e fundit e ka përdorur kur ka qenë fëmijë…

kur ka pyetur veten pse buka nuk fryhet vetë.

Kur një njeri pa shije letrare prek Servantesin, metaforat dalin si mall i vjetër në aksham pazar.

Sa herë e shoh Lumirin duke folur, më del para syve Lucili që i thoshte Senekës:

“Na fol diçka për urrejtjen.”

Por në rastin e Lumirit më adekuate do të ishte:

“Na fol diçka për lagjen tënde luksoze.”

Edhe më adekuate se kaq:

“Si u bëre i pasur pa punuar, veç duke ngrënë bukë e pite ndër vite?”

Se sipas çehres… piten e ka më të afërt se letërsinë.

Por Don Kishoti, fatkeqësisht për LDK-në, i jep më shumë të drejtë Albinit se Lumirit.

Don Kishotin e rrahën tri herë rresht… dhe ai prapë nuk u dorëzua.

Lumiri dorëzohet edhe kur nuk pjeket pitja njësoj në të dy anët.

Lumiri e ka qenin më besnik se votuesit.

Mrekullia moderne është se i flet qenit me më shumë ngrohtësi se njerëzve.

E Don Kishoti i fliste kalit Rosinant me respekt, sepse kali i dukej më besnik se njerëzit.

Lumiri e ka qenin.

Albini i ka kuajt imagjinarë.

Njëri i ngroh duart, tjetri ndez luftëra.

GODITJA E DYTË

Lumiri foli për vajzën e Albin Kurtit.

Dukej si manjak që e kritikon një fëmijë pse jeton me nënën larg babait.

Dikush ka fëmijë.

Dikush s’ka.

Dikush i ka të sëmurë.

Dikush i ka humbur.

Dikush nuk ka para t’u blejë ëndrrat.

Lumiri?

I përdor fëmijët politikisht për t’ua mohuar të tjerëve dashurinë.

Nuk ka shtrigë më të rrezikshme se ai që frikëson fëmijët në ëndrrat e prindërve.

LDK sot refuzoi të votojë buxhetin… për inat të Don Kishotit.

Për inat të një metafore!

Dhe këto hakmarrje prej lagjesh luksoze paguhen nga njerëzit që s’kanë lidhje me metaforat e tyre.

LDK-ja e lodhur përdorë fëmijët në fjalime, qentë në foto dhe Don Kishotin në argument.

Nuk është më parti.

Është iluzion i lodhur që kërkon fajtorë në katalogun e letërsisë botërore.

Në fund, opozita, me gjithë lagjet e tyre luksoze, nuk e votuan buxhetin.

Pse?

Sepse ishte buxheti i Don Kishotit.

Për inat të Don Kishotit – vdekt populli!

P.S.

Më duket…

që unë po bie në dashuri.

Edhe kjo metaforë s’më shpëton dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *