OPINIONTË FUNDIT

“Z. Konjufca nëse tregon mençuri mund ta formojë Qeverinë” – Kelmendi tregon se si mund të ndodhë kjo

Nesër, (e mërkurë 19 nëntor) i skadon afati ligjor mandatarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, për të paraqitur përbërjen e re qeveritare më 19 nëntor. Nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë treguar ende nëse i kanë numrat e për ta formuar Qeverinë, ndërsa tek subjektet e tjera politike së fundi janë vërejtu “luhatje” në qëndrimet e tyre kundër.

Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza me të marr postin ka thënë se nuk kanë vija të kuqe as për Lëvizjen Vetëvendosje.

Nisur nga kjo, juristi Muhamet Kelmendi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se z. Konjufca mund ta formojë qeverinë e re nëse tregon mençuri.

ImageMuhamet Kelmendi
“Z. Konjufca mund, nëse tregon mençuri, të formojë Qeverinë e Kosovës. Jemi para seancës së Kuvendit të Kosovës për të votuar mandatarin e ri, z. Konjufca, për kryeministër të Kosovës.

Nga gjendja politike duket se z. Konjufca nuk i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë. Kjo del nga deklaratat e partive politike në Kuvend.

Ky qëndrim është thyer nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili dje deklaroi:

“Ne nuk kemi vija të kuqe… Bashkëpunojmë edhe me VV-në.”

Mbështetur në këtë deklaratë, duket se me një veprim të mençur të VV-së mund të ndërtohet Qeveria e Kosovës”, ka thënë Kelmendi për “Bota sot”.

Kjo sipas tij, mbetet të shihet në seancën e ardhshme të Kuvendit, por që edhe nëse formohet qeveria, nuk dihet se sa do të zgjas.

“Mbetet të shihet në seancën e Kuvendit.

Por, edhe nëse formohet qeveria, nuk dihet sa do të jetë jetëgjatë.

Në muajin mars-prill të vitit 2026 duhet të zgjidhet Presidenti i Kosovës. Nuk ka të dhëna se kush do t’i japë votat; deri më tash: askush.

Priten, atëherë, zgjedhje të reja dhe të jashtëzakonshme parlamentare. Me ato përfundon edhe mandati i qeverisë.

Çdo gjë është në luhatje. Nuk kemi veprime stabile që të ofrojnë një qëndrim të qartë”, ka vlerësuar Kelmendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *