Halil Geci paralajmëron Kurtin: Koalicioni me PDK-në dhe Listën Serbe – “vetëvrasje politike”
Veprimtari Halil Geci ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes, duke thënë se një koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe do të ishte “fatal për Kosovën” dhe “vetëvrasje politike historike” për VV-në.
Geci thekson se një marrëveshje e tillë do të ringjallte PDK-në dhe do t’i mundësonte, sipas tij, rilyerjen e marrëveshjeve të mëparshme që ai i quan “të dëmshme”.
Ai paralajmëron se ky bashkëpunim do të shërbente si kurth politik dhe do të prodhonte pasoja të rënda për vendin, duke e konsideruar “katastrofë kombëtare”.
Shkrimi i plotë:
KURTI, KUJDES! KOALICIONI ME PDK-n DHE LISTËN SERBE MUND TË TË SHEMBË PËR 700 VJET!
Ky është paralajmërim politik, jo dekor. Kush hyn në këtë lojë, digjet.
Dua t’iu them atyre që mendojnë se koalicioni VV me PDK do t’i kontribuojë situatës në vend:
ky bashkëveprim do të jetë vrasës për VV-në dhe fatal për Kosovën.
Nëse Kurti dhe VV futen në koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, kjo do të jetë vetëvrasja më spektakolare politike pas asaj që bëri LDK-ja. S’ka kthim mbrapa. Rënia do të jetë e menjëhershme, brutale dhe historike.
Prandaj unë nuk besoj që Kurti është aq naiv sa të kërcejë në këtë gropë të zezë.
Sepse nëse “hazreti” Bedri Hamza ia del ta tërheqë VV-në në koalicion, ai jo vetëm që e ringjall PDK-në që po merrte frymën e fundit, por edhe ia ngul tehun VV-së në shpinë. Kurti dhe VV me duart e veta e rrëzojnë veten për tokë.
Kaq e thjeshtë.
E gjithë loja e Hamzës është e qartë si drita:
Përfaqësues i Hashimit në terren, i ardhur me mision të shesë marrëveshjet e shefit si “të mira” dhe “të dobishme”, duke i paketuar tradhtitë si patriotizëm.
Kjo është skema:
— PDK shpëtohet
— marrëveshjet e kaluara tradhtare rilyhen me ngjyrë rozë
— faji shpërndahet
— kombi imë nese ndodhë ky kualicion bëhuni gati që kulicioni t’ua shesin përralla.
Kur Hamza del e thotë “s’kemi vija të kuqe me VV-në”, ai po hedh karremin e radhës. Kjo është kurth i pastër politik.
Për Kurtin, kjo është ecje zbathur mbi thumba të mprehtë, drejt një pritë të ndërtuar me kujdes nga ata që sot sillen si miq, por dje i kanë gatuar humbjen me zell.
Koalicion me ata që kanë nënshkruar marrëveshje të rrezikshme?
Me ata që Beogradi u ka duartrokitur?
Me ata që kanë futur Kosovën në obligime të tmerrshme ndërkombëtare?
Jo, kjo është recetë për katastrofë.
Kur shqiptarët duan, liderët bashkohen.
Po kur bashkimi bëhet për interesa të errëta, për të shpëtuar dikë nga e kaluara, për të rilyer gabime si suksese — kjo nuk është bashkim, kjo është tradhti e paketuar si “unitet”.
Prandaj, të mos mashtrohemi:
Një koalicion i tillë është fatura më e shtrenjtë që Kosova do të paguante
