“S‘u kon keq me zgedh ni kryetar dyjat bashkë aty” – Matoshi ironizon lidhjet mes PDK-së dhe LDK-së
Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka reaguar me ironi në Facebook lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së, duke thumbuar edhe LDK-në.
Ajo ka shkruar se “që nga mënyra si janë afruar, nuk do të ishte keq të zgjidhnin një kryetar të përbashkët”, duke përmendur me humor edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. ]
“sot PDK e zgedh kryetarin
tybe qysh o ngjit LDK me PDK, su kon keq me zgedh ni kryetar dyjat bashke qaty
lumir, hin se ja siguron LDKse venin e 2te 🙂”, shkruan ajo në Facebook.
Kujtojmë, se PDK sot do të mbajë Konventën e Përgjithshme.
Kjo Konventë vjen më herët se që ishe menduar, pasi më 12 nëntor Memli Krasniqi dha dorëheqje nga drejtimi i këtij subjekti politik.
Bedri Hamza ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për lider të kësaj partie, derisa Enver Hoxhaj e kishte ftuar të njëjtin në një debat televiziv mes atyre dyve.
